Për fansat e veturave, panairi vjetor ndërkombëtar Geneva Motor Show që ishte javën e kaluar, është një nga ngjarjet më emocionuese dhe më të rëndësishme të vitit.

Shumë prodhues të makinave përdorin ketë panair për të shfaqur apo prezantuar risitë më emocionuese për vetura që ata ofrojnë dhe përderisa paraqitja e veturave koncept nuk janë gjithmonë në dispozicion për publikun, kjo ngjarje ofron ketë mundësi të mirë për vizitorët. Dhe siç ndodh çdo vit, është argëtim i mirë si në parcela të modës ku përveç veturave normale prezantohen edhe vetura të çmendura koncept në një vend.

Kompanitë duke përfshirë Audi , Volvo dhe Mercedes-Benz kanë sjelljë në Gjenevë disa koncepte mahnitëse, por që sigurisht ka pasur edhe prej atyre të çmendurave milion dollarëshe ose edhe multi-milionëshe të themi.

Pjesëmarrja nëpër këto shfaqje nuk është edhe e lehtë, kështu që ne kemi menduar që nëpërmes portalit Wired e cila ka bërë një përmbledhje të 12 makinave më të mahnitshme që janë paraqitur në ketë panair, të prezantojmë këtu. Lista përfshinë Maserati Alfieri, konceptin Audi TT Quattro Sport me 420 kuaj-fuqi, Mercedes-Benz S-Class Coupe si dhe disa tjerë të cilët i keni në galerinë e me poshtme. /ameble