SHPËRNDAJE

Shkurtesa e përdorur shpesh për Konferencën Botërore për Zhvillues nga Apple (WWDC- World Wide Developers Conference ) është një konferencë vjetore e mbajtur nga Apple që tregon produktet e reja dhe të ardhshme nga kjo kompani.

Ngjarja WWDC e parë u mbajt në Kaliforni në vitin 1983 dhe nga atëherë janë prezantuar dhe njoftuar për produkte të tilla si: Mac OS X, Mac Pro, MobileMe, iPhone dhe shumë tjera. Uebfaqja zyrtare e WWDC-së është: http://developer.apple.com/wwdc/. Ngjarja tani mbahet në San Fransico dhe fillon më 10 Qershor.

WWDC 2013

Më poshtë kemi paraqitur 5 gjëra që mund ti presim nga kompania Apple për ketë vit.

iOS 7

Në ketë ngjarja pritet lansimi i versionit të ardhshëm të platformës iOS nga Apple që gjithashtu është konfirmuar nga udhëheqësi i Apple-it Tim Cook. Më parë kemi dëgjuar se Jony Ive nga Apple është duke punuar në ketë version dhe se do të ketë një ridizajnim të plotë të ri me ndërfaqe të rrafshët, ketë e ka konfirmuar gjithashtu edhe Tim Cook duke thënë se Jony Ive është me të vërtetë çelësi kyç për platformën e re nga Apple. Në anën tjetër kompania Apple ende nuk kanë ndarë asnjë informacion për atë se çfarë do të përfshihet në Apple iOS 7.

Versioni tjetër për OS X 10.9

Apple gjithashtu pritet të njoftojë për versionin e ardhshëm të sistemit operativ për desktop, Mac OS X 10.9. Raportet kanë treguar se sistemi i ri nuk do të ketë ndryshime të mëdha, por që do të shtohen disa funksionalitete të reja. Kërkuesi (The Finder) pritet të marrë tag-et dhe tabat në shfletim. Shfletuesi Safari gjithashtu pritet të jetë i riorganizuar, i cili do të jetë me stabil për disa faqe të internetit me opsionet chat dhe lojëra. Siri, përveç në iOS si aplikacion i shpejt, është raportuar gjithashtu se mund të vijë edhe në sistemin operativ si dhe shumë funksione tjera.

Mjetet për Zhvillues

Apple gjithashtu pritet të lëshojë një përditësim për Xcode, për ti mbajtur kështu zhvilluesit të lumtur. Mjetet e reja për zhvillues pritet të jenë të optimizuara për muti-monitor mode me ekran të plotë, që pritet të mbërrijë me OS X 10.9.

Shërbimi iRadio

Është thënë se kompania Apple është duke punuar në një shërbim të ri për muzikë streaming, dhe me sa duket ky shërbim do të quhet iRadio. Apple tashmë ka nënshkruar marrëveshje me Warner Music dhe tani kompania pritet të lansoj ketë shërbim për muzikë streaming në Konferencën e tyre Botërore për Zhvillues (WWDC 2013). Ende nuk kemi ndonjë hollësi se si shërbimi Apple iRadio do të funksionoj.

Rifreskimi MacBook Air/MacBook Pro

Analisti Ming-Chi Kuo nga KGI kishte parashikuar një rifreskim e Retina MacBook Pro dhe serisë MacBook Air në ngjarjen WWDC, informacionet nga SKU kanë rrjedhur gjithashtu se lansimi i modeleve të reja të MacBook Air me madhësi të ekraneve 11 inç dhe 13 inç do të shfaqen me procesorë të ndryshëm dhe me opsione për hapësirë të brendshme të diskut. Gjithashtu është raportuar se modelet Macbook Air mund të vijnë me procesor Intel të gjeneratës së katërt Haswell dhe me mbështetje Gigabit Wi-Fi 802.11ac.

Pra për këto dhe shumë tjera qëndroni me ne. |ameble|

SHPËRNDAJE