Instagram videoInstagram pjesë e Facebook-ut ka nisur me sukses shërbimin e saj me video dhe duket sikur shumë përdorues të paktën e kanë provuar një herë, kjo tregon se brenda 24 orëve të para të lansimit të këtij shërbimi janë ngarkuar 5 milionë video të shkurtra (clips). Ky shërbim i ri ofron funksionin e ngjashëm sikurse Vine.

Kjo aktualisht i ka dhënë vështirësi serverëve të Facebook-ut duke pranuar kështu 40 orë filmime për minutë. Shërbimi kohë pas kohë ishte ngadalësuar gjatë ngarkimit për arsye të kapacitetit të videove. Përfaqësuesit e kompanisë tashmë kanë konfirmuar shifrat, dhe kjo i ka bërë ata shumë të lumtur. Ata kanë pranuar aq shumë video gjatë 24 orëve të para sa që do t’ju marrë kohë një vit për t’i shikuar të gjitha.

A do të mund aplikacionin Vine? Mbetet të shihet. |ameble|