Samsung ka pasur një sukses të madh me vargun e pajisjeve të familjes Galaxy dhe kjo pritet të vazhdojë me lançimin e Samsung Galaxy S4.

Sipas një raporti të fundit nga Localytics, të cilët kanë lëshuar disa detaje mbi 10 pajisjet Android më të shfrytëzuara për muajin janar të këtij viti, pa asnjë surprize në vendin e parë është Galaxy Samsung S3 i cili ndiqet në vendin e dytë me Samsung Galaxy S2.

Të vetmet pajisje që nuk i takojnë brendit Samsung janë tableti nga Amazon Kindle Fire i renditur në vendin e 7 dhe smartphone nga Motorola Droid RARZ i renditur në vendin e 9. |ameble| [divider top=”0″]