Search results for "Heartbleed"

5 Articles
Virusi Heartbleed ka prekur edhe Router-at

Virusi Heartbleed ka prekur edhe Router-at

Heartbleed RouterEdhe më shumë dhimbje, Heartbleed ka prekur gjithashtu edhe Router-at. Kompanitë e mëdha Cisco Systems dhe Juniper Networks kanë njoftuar së virusi Heartbleed është gjetur edhe në pajisjet e tyre të rrjeteve.

Edhe pse kjo nuk është për tu çuditur sepse këto pajisje përdorin SSL, gjithashtu pajisjet e vjetra të tyre natyrisht janë ende me ndonjë version të vjetër. Megjithatë është një punë e mundimshme për të kontrolluar të gjithë harduerin nëse është prekur apo jo. Për fat të mirë, jo të gjitha pajisjet harduerike të rrjeteve janë prekur, sepse jo të gjithë e përdorin të njëjtin version të OpenSSL.

Deri më tani , vetëm Cisco Systems dhe Juniper Networks kanë pranuar se pajisjet e tyre janë në rrezik, por të dyja janë duke punuar për të lëshuar ndonjë Patch që për pajisjet e tyre të prekura harduerike, të cilat ndoshta edhe ju që jeni të të përfshirë në rrjeta, do të dëshironi t’i shkarkoni dhe t’i instaloni sa më shpejt që është e mundur. /ameble

Virusi i ri “Heartbleed” i rrezikshëm

Virusi i ri “Heartbleed” i rrezikshëm

Heartbleed BugNjë e metë për sigurinë e Internetit që mund të shkaktoj dëme të mëdha është zbuluar kohën e fundit dhe po quhet Heartbleed Bug. Një virus (bug) që më së lehti sulmon versionet e vjetra të softuerëve të enkriptuar. Kjo do të thotë se hakerët mund t’i marrin lehtë çelësat e enkriptuar (encrypted keys) dhe përmbajtjet e siguruara të një ueb-faqe, që i bie se mund të marrin të gjitha të dhënat personale.

Virusi Heartbleed është një e metë serioze në libraritë kriptografike të softuerëve të njohur si OpenSSL. Kjo dobësi lë mundësin e hapur për vjedhjen e informacionit të mbrojtur, nga enkriptimi SSL/TLS që përdoret për të siguruar internetin. SSL/TLS përmban sigurinë e komunikimit dhe privatësinë në internet për aplikacione të tilla si Ueb internet, e-mail, mesazhe të çastit (IM) dhe rrjetave private virtuale (VPN).

Virusi Heartbleed u mundëson kujtdo në internet që të lexoj memorien e sistemeve të mbrojtura nga versionet e softuerëve OpenSSL, i jap rrugë sulmuesit për të përgjuar komunikimet, për të vjedhur të dhënat direkt nga shërbimet dhe përdoruesit.

Ky virus u zbulua nga hulumtuesit e kompanisë për siguri Codenomicon, dhe për me shumë detaje mund të gjeni në ueb-faqen tani të hapur Heartbleed Bug. /ameble

Përmbledhja Javore: 14 Prill – 19 Prill

Përmbledhja Javore: 14 Prill – 19 Prill

Permbledhja-javore-post

Përderisa po kënaqem me ndryshimet e kohës gjatë këtyre ditëve pranverore, ne ecim tutje më një përmbledhje tjetër javore rreth botës së Teknologjisë.

heartbleedKetë javë përveç borës që erdhi papritmas, papritmas erdhi edhe lajmi i madh për të metat e një Bug-i në internet për të cilin u kuptua shumë vonë, pra fjala është për emrin tani të shumë njohur Hearbleed. Ky Bug u zbulua nga hulumtuesit e kompanisë për siguri Codenomicon. Sa i përket kësaj, ketë javë ne kemi publikuar listën e fjalëkalimeve që duhet ndryshuar menjëherë si pasoj e Hartbleed-it.

Smartphone

Lajmet tjera më shumë kanë të bëjnë me smartphone, është publikuar një foto tjetër i iPhone-it të ardhshëm, në të është paneli frontal i iPhone 6 bashkë me një iPhone 5S duke krahasuar kështu madhësinë e këtij smartphone. Nga fotoja duket se telefoni i ri do të ketë pa dyshim një ekran më të madh.

Gjatë fundjavës së kaluar kompania Samsung ka bërë Tweet një ftesë për media në ditën e 29 Prillit në Singapor, duke nënvizuar kështu si ngacmim fjalinë “Kapture Moment,” (kape momentin), që jap sinjale se mund të shohim smartphone-in e përfolur Galaxy K Zoom ose S5 Zoom. Për smartphone-in e fundit Galaxy S5 të kësaj kompanie ketë javë nga IHS është nxjerr një raport ku kanë marrë për analizë këtë smartphone dhe ka dhënë një shifër të përafërt se sa mund të jetë kostoja e prodhimit të një njësie. Sipas IHS, Samsung Galaxy S5 kushton rreth 265$ për t’u prodhuar.

Prezantimi i smartphone-it të shumë lëvduar kinezë Oppo Find 7, ketë javë është bërë nëpërmes një video ku demonstrohet përformanca e mahnitshme e këtij smartphone-i.

LG G3, sipas një raporti të ri nga ZDNet Korea pasardhësi i modelit G2 do të prezantohet në muajin Qershor dhe lansimi mund për treg mund të ndodh në Korrik. Lajmi vjen nga burimet e faqes koreane, të cilët thonë se LG nuk mund të pres më gjatë për lançimin e këtij smartphone që mund të jetë konkurrent me Galaxy S5 dhe HTC One M8.

Amazon Smartphone-iNjë lajm tjetër kishte të bëj me një model smartphone që pretendohet të jetë nga kompania Amazon, imazhet e një smartphone-i kanë ardhur nga portali BGR të cilët çuditërisht nuk kanë përmendur burimin e këtij modeli, megjithatë ata thonë së kanë marrë plotë njohuri sa i përket këtij smartphone-i nga Amazon.

Sa i përket smartphone-ve në konferencën për zhvillues të Projektit Ara, Google ketë javë ka njoftuar se smartphone-i i tyre i parë modular do të dal në shitje nga muaji Janar 2015 me një çmim të ulët prej 50$. Më shumë rreth këtij projekti do të mësojmë në muajin Korrik, ku Google pritet të mbajë konferencën e ardhshëm për zhvillues të Projektit Ara kanë thënë ata.

Aplikacione dhe Softuer

Kompania celulare Sprint nga SHBA ka publikuar përmirësimin e rradhës të Android-it, i cili ka versionin 4.4.3 dhe është lëshuar posaçërisht për përdoruesit e smartphone-ve Nexus 5.

Në anën tjetër Google ka publikuar aplikacionin e pavarur të kamerës për pajisjet që posedojnë platformën Android me version 4.4 e më lart, duke sjellje kështu disa karakteristika të mira. Aplikacioni në vete përmban një pamje të hijshme, çdo gjë është shumë e thjeshtë dhe përshtatet me shumë pajisje Android.

Microsoft gjatë kësaj jave ka lëshuar versionin Windows Phone 8.1 Developer Preview (për zhvilluesit), ky është versioni i parë i Windows Phone-it që vjen me asistentin me zë Cortana të tyre, dhe menjëherë pas lansimit është publikuar një video krahasim për Cortana vs Siri vs Google Now. Kjo kompani gjithashtu ka sjellë në dispozicion online për të gjithë përdoruesit paketën Office, duke ju dhënë mundësi përdoruesve të krijojnë dokumente dhe spreadsheets në internet, të cilat pastaj ruhen në llogarinë OneDrive të përdoruesit.

Lajme tjera

Call Of Duty Snoop DoggLoja e fundit Call of Duty: Ghosts DLC ka zgjedhur zërin e reperit të shumë njohur Snoop Dogg. Është paksa e çuditshme dhe qesharake mirëpo reperi i njohur do të flas përderisa bëni vrasjet në lojë. DLC pritet të dal në treg më 22 Prill dhe do të mbërrijë fillimisht në Xbox Live, duke vazhduar pastaj edhe në platformat tjera.

Muajin e kaluar Toshiba ka prezantuar modelin e laptopit P55t, ku nga java e ardhshme pritet të dal në tregun e SHBA-së. Laptopi i ri Toshiba 4K nga data 22 Prill me pakicë do të shitet për 1500$.

Nokia ka pezulluar shitjet e tabletit Lumia 2520 në Mbretërinë e Bashkuar, Austri, Danimarkë, Finlandë, Gjermani, Rusi dhe Zvicër pasi zbuloi një gabim me karikuesin e tabletit. Rreth 30 mijë përdorues rrezikohen dhe Nokia po i njofton se nëse ata përdorin këtë karikues AC-300, duhet të mos ta përdorin më. Sipas kompanisë Sony e cili ka publikuar shifrat ketë javë, thotë se deri më sot kanë shitur mbi 7 milionë konsola.

Shoqata Amerikane e Psikiatërve (APA) ka konfirmuar zyrtarisht atë që shumë njerëz e kanë menduar edhe vetë: t’i bësh foto vetes vazhdimisht është një çrregullim mendor. APA e bëri këtë klasifikim gjatë takimit të bordit të drejtorëve të vet në Çikago.

EDUTEK

Si udhëzim për ata të cilët ende përdorin dhe do të vazhdojnë të përdorin sistemin operativ Windows XP, ketë javë kemi publikuar disa hapa së si të kalohet në një version më të ri të sistemit operativ ose çfarë rregullave duhet tu përmbani nëse dëshironi ende të mbani sistemin operativ Windows XP, për më shumë lexo artikullin e plotë.

Prezantim

Dje kemi prezantuar një pajisje e cila ju mundëson të komunikoni si dhe vëzhgoni vend-ndodhjen e fëmijës tuaj. Me vetëm 5 butona në dispozicion, kjo pajisje në formë lodre i posedon të gjitha tiparet thelbësore të një telefoni celular. Prandaj, shiko videon the kupto së sa ka vlerë ky produkt:

[youtube id=”zJYAwHk5aqA” width=”600″ height=”350″]

Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Për të qenë më afër nesh, na përcillni nëpërmes faqes tonë në FacebookTwitter-it si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble

Këto janë fjalëkalimet që duhet t’i ndryshoni menjëherë!

Këto janë fjalëkalimet që duhet t’i ndryshoni menjëherë!

Tanimë, të gjithë e dimë se sa i dëmshëm është emri Heartbleed. Një e metë masive në protokollin OpenSSL ka ndikuar në 66% të të gjitha faqet e internet online që nga momenti i zbulimit, mirëpo kompanitë në anën tjetër po përpiqen për tu mbrojtur apo rregulluar ketë çështje. Shumica e kompanive të mëdha duket se kanë bërë një punë mjaft të mirë duke vepruar shpejt, por ky problem (bug) është që disa vjet, kështu që përdoruesit kanë qenë në rrezik që një kohë të gjatë, sado shpejt që kanë reaguar portalet e shërbimeve të ndryshme.

Për ketë arsye, ekspertët e sigurisë kibernetike nga LWG Consulting kanë përpiluar një listë të gjatë të të gjitha shërbimeve të mëdha që janë ndikuar nga Heartbleed.

A keni llogari në ndonjë nga faqet e listuara më poshtë? Shih me vëmendje dhe ndrysho fjalëkalimin tuaj menjëherë dhe në të njëjtën kohë sigurohu që të ndryshosh fjalëkalimet edhe në faqet e tjera, në qoftë se keni përdor të njëjtin fjalëkalim (kliko mbi foto-imazhin e më poshtëm për kualitet më të lartë):

Heartbleed Passwords LWG Consulting

Pra, sipas kësaj pamje, ato shërbime të cilat në rend e kanë dryrin me ngjyrë të verdhë janë të pa mbrojtura, dhe duhet të ndryshoni fjalëkalimin, për të tjera veproni sipas kësaj paraqitje. /ameble

Përmbledhja Javore: 7 Prill – 12 Prill

Përmbledhja Javore: 7 Prill – 12 Prill

Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante, andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.

Lokale

Kompania “3CIS” paralajmëron largimin nga Kosova– Administrata Tatimore e Kosovës e ka gjobitur me 530 mijë euro kompaninë “3CIS” me arsyetim se nuk ka paguar Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Kjo kompani thotë se 100% të shërbimeve të saj i ka eksportuar jashtë Kosovës, prandaj nuk ka përse të paguajë TVSH në Kosovë. Kjo gjobë e ka shtyrë kompaninë t’i largojë nga pune 30 punëtorë dhe të rishikojë mundësin e zhvendosjes nga Kosova.

FOSS BootCamp në Pejë – 13 Prill– FLOSSK me ndihmën e UNICEF Innovations Lab Kosovo do të organizojë FOSS BootCamp tani në tre qytete të ndryshme të Kosovës; Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë.

IPKO: Pako DUO Familjare tani edhe me kanale HD– Në një postim në faqen zyrtare të kompanisë në Facebook, IPKO ka njoftuar se në mesin e pakove të televizionit kabllor digjital tashmë ka shtuar edhe kanalet në formatin High Definition.

Ndërkombëtare

Instagram me probleme, përdoruesit po shprehin zhgënjimin në Twitter– Instagram po përballet me disa probleme ku momentalisht është jashtë funksionit për shumicën e përdoruesve. Ata që përdorin aplikacionin nëpërmes pajisjeve mobile mund ta hapin, por nuk shfaqen imazhe të reja. Kompania ka bërë Tweet duke shkruar se po punojnë për rregullimin e këtij problemi.

Virusi Heartbleed ka prekur edhe Router-at– Edhe më shumë dhimbje, Heartbleed ka prekur gjithashtu edhe Router-at. Kompanitë e mëdha Cisco Systems dhe Juniper Networks kanë njoftuar së virusi Heartbleed është gjetur edhe në pajisjet e tyre të rrjeteve.

Google Now ndihmon në gjetjen e makinës së parkuar– Pas prezantimit të asistentit me zë “Cortana” nga Microsofti, a do ndjejnë Apple dhe Google presion në vete për të ngritur dhe përmirësuar edhe më shumë asistentet e tyre me zë Siri dhe Google Now?

Foto Samsung Galaxy S5 nga çdo pozicion i mundshëm– Çdo centimetër i Galaxy S5, nga jashtë dhe brenda, janë paraqitur në këto post.Pas prezantimit të Galaxy S5 më 24 Shkurt të këtij viti në Barcelonë të cilën e kemi shfaqur drejtpërdrejt, të gjitha mediat vërshuan për ta fotografuar këtë model të smartphone-it. Në këtë postim do të gjeni foto të këtij smartphone në të gjitha ngjyrat e tij të fotografuara nga androidcentral, në të gjitha pozicionet e mundshme. Gjithashtu kemi foto dhe të disa aksesorëve të tij.

Pasqyra që bën fotografi dhe i poston në Twitter– Siç u vërtetua dhe nga fotoja më e famshme selfie, fotoja e Ellen DeGeneres, një faktor që të limiton gjatë pozimit për selfie është gjatësia e krahut.

Virusi i ri “Heartbleed” i rrezikshëm– Një e metë për sigurinë e Internetit që mund të shkaktoj dëme të mëdha është zbuluar kohën e fundit dhe po quhet Heartbleed Bug. Një virus (bug) që më së lehti sulmon versionet e vjetra të softuerëve të enkriptuar.

Samsung Gear Solo si opsion kartelën USIM– Samsung ka bërë shumë gjëra interesante për të shtyrë përpara sistemin e orëve të mençura (smartwatch). Samsung Galaxy Gear nuk ka qenë një ndër ato më të mirat, por me ketë pajisje kompania ka bërë diçka revolucionare duke sjell shumë opsione në tregun e orëve të mençura, që me pas kompani të ndryshme kanë kopjuar.

Google Glass shpëtoi jetën e një njeriu– Për aftësitë e syzeve Google Glass kemi raportuar edhe me herët, për atë se mund të lexohen mesazhe, të bëhen fotografi, video, etj. mirëpo asnjëherë nuk është thënë se kjo pajisje mund të përdoret dhe për të shpëtuar jetë njerëzish.

WhatsApp do të ketë opsion të ri për telefonata?– Këtë javë është raportuar se WhatsApp, kompania e blerë së fundmi nga Facebook për 16 miliardë dollarë, është duke punuar për të shtuar opsionin për kryerjen e telefonatave me atë të programit për smartphone.

Karta grafike AMD Radeon R9 295X2 del në treg në datën 21 Prill për 1500 dollarë– AMD ka njoftuar sot ditën e daljes në treg të kartës së re grafike AMD Radeon R9 295X2. Karta grafike do të dalë në treg në datën 21 Prill me çmimin prej 1500 dollarësh dhe ofron 5632 procesorë me dy bërthama Hawaii XT, 352 TMU (njësi e hartimit të imazhit) dhe 128 ROP (njësi e paraqitjes së imazhit).

Përfundon mbështetja për Windows XP, Office 2003 dhe IE8– Të martën Microsoft lëshoi përditësimin e fundit për Windows XP dhe Office 2003 duke potencuar se me këtë përditësim përfundon edhe mbështetja e deritanishme për ato produkte.

Samsung Galaxy Note 4 me karakteristika mbresëlënëse– Ende vazhdojnë thashethemet për modelin e ardhshëm nga Samsung, Galaxy Note 4. Si duket Galaxy Note 4 do të jetë rezistent ndaj ujit sikurse modeli i fundit të smartphone-it, Galaxy S5.

Xperia Z2 me teknologji unike për ftohjen– Sipas një raporti të DitiTimes zbulohet se Sony është prodhuesi i dytë i smartphone-ve që ka adoptuar teknologjinë e ftohjes përmes gypit të lëngshëm për produktet e veta, duke filluar nga Xperia Z2.

Logitech preznaton tastierën K830 [Video]– Logitech prezantoi tastierën e re K830 e cila është projektuar për t’u përdorur edhe në mbrëmje.
Samsung mund ta ketë rregulluar problemin më të madh të Samsung Gear Fit– Gear Fit është ora e parë e mençur që u prodhua nga Samsung dhe duket sikurse i përket të ardhmes.

Prezantohen procesorët 64-bit Qualcomm Snapdragon 808 dhe 810– Qualcomm ka prezantuar procesorët më të fundit për smartphone, Qualcomm Snapdragon 808 dhe Qualcomm Snapdragon 810.

Prezantohet Samsung Galaxy Ace Style– Gjiganti Samsung njoftoi për smartphone-in e ri Samsung Galaxy Ace Style të cilin së shpejti do të lanson në treg.

Zyrtarizohet Xolo Q1010i– Xolo Q1010i është edhe një pajisje tjetër Android me versionin 4.2 Jelly Bean i cili karakterizohet me ekranin IPS 5.5 inç, me rezolucion 1280 x 720 piksela i përkrahur nga procesori 4-bërthamor 1.3 GHz nga Media Tek, 1 GB RAM memorie si dhe 8 GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet deri në 32 GB nëpërmjet microSD kartele, si dhe ka të integruar kamerën kryesore 8 megapikësel dhe atë frontalen 2 megapikësel.

Kjo ishte e tëra dhe për të qenë më afër nesh na përcillni nëpërmes: