Search results for "galaxy gear"

28 Articles
Samsung do të hapë sfidën për aplikacionet e Galaxy Gear 2

Samsung do të hapë sfidën për aplikacionet e Galaxy Gear 2

Samsung do të hapë një tjetër sfidë për aplikacione, dhe sfida e rradhës do të ketë në fokus orën Galaxy Gear 2 dhe Gear 2 Neo. Siç duket edhe nga titulli, Samsung do që programuesit të krijojnë aplikacione fantastike për smartwatch Gear 2 dhe Gear 2 Neo. Në shkëmbim, kompania do të japë 1.25 milionë dollarë dhe çmime të tjera për idenë dhe programin më të mirë të sfidës.

Samsung do të hapë sfidën

Sfida e aplikacioneve për Gear 2 nis në 8 Maj dhe regjistrimi është i thjeshtë. Kompania nuk ka dhënë më shumë detaje, por pritet të japë detaje në javët në vazhdim.

Nëse dini gjuhët e programimit si HTML dhe CSS, vizitoni uebfaqen e Samsung-it dhe shkarkoni Samsung Gear Dev Tool për të nisur programimin. /ameble

Galaxy Tab 4 dhe Galaxy Gear 2 të debutojn në MWC

Galaxy Tab 4 dhe Galaxy Gear 2 të debutojn në MWC

Galaxy Gear and Galaxy NoteSamsung si duket do të ketë rolin kryesor në ngjarjen Mobile World Congress (MWC) në Barcelonë. ZDNet Korea raporton se Samsung përveç prezantimit të smartphone-it Galaxy S5 ajo do të prezantoj edhe tabletin Galaxy Tab 4 dhe smartwatch-in Galaxy Gear 2. Sipas burimeve të ZDNet-it, Samsung ka përgatitur tri modele të ndryshme të tabletit Tab 4, me ekran 7-inç, 8-inç dhe 10.1-inç. Ata do të shfaqen me procesorë 4-bërthamor 1.2 GHz, bateri 6800 mAh, 64 GB memorie e brendshme (plus portën SD) dhe versionin e platformës Android 4.4 Kitkat.

Në anën tjetër të pakta kanë qenë thashethemet sa i përket specifikave të Galaxy Gear 2, por që pritet se ky model të ketë një ridizajnim të plotë. Të gjitha këto mund ti shohim nga data 24 e këtij muaji. /ameble

Shfaqen imazhet të Samsung Galaxy Gear

Shfaqen imazhet të Samsung Galaxy Gear

Samsung këtë javë pritet të prezantoj orën e mençur (smartwatch) Samsung Galaxy Gear dhe si duket paraprakisht janë shfaqur disa foto të mundshme të pajisjes.

Fotot e mëposhtme janë postuar online nga Venture Beat, sipas tyre Galaxy Gear do të shfaqet me ekran OLED 2.3 inç (320 x 320)dhe e ka mundësin e lidhjes me pajisjen tuaj Android nëpërmjet Bluetooth-it. Gjithashtu vjen me aplikacione të android-it të integruara si Health Tracking, Social Media opsionin me zë S Voice,  pajisja mund të përdoret për të bërë thirrje, do të ketë qasje në internet në mënyrë që ju mund të hyni direkt nga pajisja, bateria e saj ofron përdorim deri në 10 orë. Posedon kamerë 4 megapikselë, 1 GB RAM dhe platformën Android Jelly Bean.

Hollësitë tjera të kësaj pajisje pritet të prezantohen me 4 Shtator, ne ngjarjen IFA 2013. |ameble|

Zyrtare: Samsung Galaxy Gear smartwatch vjen më 4 Shtator

Zyrtare: Samsung Galaxy Gear smartwatch vjen më 4 Shtator

Samsung Galaxy GearKemi dëgjuar shumë thashetheme gjatë këtij muaji se Samsung është duke u futur në lojë me smartwatch, kohët e fundit gjithashtu kemi dëgjuar se pajisja do të quhet Galaxy Gear. Tani Lee Young-hee , zëvendës president ekzekutiv i Samsung Mobile ka thënë për Korea Times se pajisja është e vërtetë, është e bazuar më Android dhe nuk do të jetë një pajisje fleksibile (e lakuar) siç janë shfaqur disa thashetheme. Pajisja do të prezantohet më 4 Shtator.

Në të njëjtën intervistë Young-hee ka konfirmuar në po të njëjtën ngjarje do të prezantohet edhe Galaxy Note 3. |ameble|

Video koncepti për Smartwatch Samsung Galaxy Gear

Video koncepti për Smartwatch Samsung Galaxy Gear

Më konfirmimet që vijnë nga ajo se Samsung muajin e ardhshëm pritet të prezantoj pajisjen Smartwatch Galaxy Gear në një konferencë tashmë të planifikuar për shtyp në Berlin, për dikë duket sikur është shumë larg.

Kompania për marketing digjital T3 ka publikuar një video, duke imagjinuar se si mund të duket dhe si funksionon pajisje Galaxy Gear, edhe pse video pak a shumë i kalon ata kufijtë e thashethemeve, por prapë së prapë diçka e ngjashëm pritet nga Samsung.

Dizajni koncept tregon një Smartwatch me ngjyrë të zezë me shkëlqim dhe ekran të zgjatur. Kjo pajisje koncept e dizajnuar nga T3 shfaqet me versionin Android Jelly Bean dhe është shfaqur me aplikacionet e saja të vet specializuara duke përfshirë, SMS me tekst, email, fitnes dhe aplikacionin e hartave. Pajisja thuhet të vij me ekran LCD 3.5 inç, rezistent ndaj ujit, NFC, GPS, Bluetooth 3.0, S Voice, S Health, mbushësin microUSB si dhe baterinë e qëndrueshme 4 ditë.

[youtube id=”JBzvDjAD-6Y” width=”600″ height=”350″]

Ne mezi s’po presim datën 4 Shtator, kur kompania Samsung pritet të prezantoj Galaxy Note 3 dhe Smartwatch Galaxy Gear, të gjitha do ti shfaqim drejtpërdrejt. |ameble|

Samsung Gear 360 prezantohet në MWC (Video)

Samsung Gear 360 prezantohet në MWC (Video)

Përveç lansimit të Samsung Galaxy S7 dhe S7 Edge, kompania në Kongresin Botëror për pajisje Mobile gjithashtu ka lansuar kamerën e re Samsung Gear 360.

Samsung Gear 360 është dizajnuar për të incizuar video në 360 shkallë dhe është e përshtatshme me smartphone-t të ri Galaxy S7 dhe gjithashtu Samsung Gear VR.

Për me shumë detaje rreth kësaj pajisje mund t’i gjeni në ueb-faqen e tyre. Ende nuk janë dhënë detaje për çmimin apo disponueshmerinë e kësaj kamere. /ameble

Samsung Gear Solo si opsion kartelën USIM

Samsung Gear Solo si opsion kartelën USIM

Samsung ka bërë shumë gjëra interesante për të shtyrë përpara sistemin e orëve të mençura (smartwatch). Samsung Galaxy Gear nuk ka qenë një ndër ato më të mirat, por me ketë pajisje kompania ka bërë diçka revolucionare duke sjell shumë opsione në tregun e orëve të mençura, që me pas kompani të ndryshme kanë kopjuar.

Tani si duket kompania është duke bërë edhe diçka tjetër revolucionare. Thashethemet janë se Samsung është duke punuar në një orë të mençur që quhet Samsung Gear Solo, pjesë e familjes Gear. Thuhet se kjo orë e mençur nuk do të m’varet nga smartphone-i, do të ketë si opsion kartelën USIM (Universal Subscriber Identity Module) dhe pritet të shitet vetëm ne Koren e Jugut dhe do të jetë e ngjashëm si Samsung Gear 2.

Përderisa thuhet se do të jetë ne shitje vetëm ne Koren e Jugut, atëherë i bie që kjo pajisje do të jetë vetëm si një testim. /ameble

Samsung mund ta ketë rregulluar problemin më të madh të Samsung Gear Fit

Samsung mund ta ketë rregulluar problemin më të madh të Samsung Gear Fit

Gear Fit është ora e parë e mençur që u prodhua nga Samsung dhe duket sikurse i përket të ardhmes.

[youtube id=”L6dTUe3SRtI” width=”600″ height=”350″]

Megjithëse u prit mirë nga publiku ajo kishte vetëm një problem kryesor: orientimi i ekranit. Ekrani paraqet orën, mesazhet dhe të dhënat për shëndetin në orientimin horizontal dhe leximi i tyre duket paksa i çuditshëm. Por, Samsung nuk ka mbyllur veshët ndaj ankesave dhe për këtë arsye krijoi një pjesë të re të sistemit të orës, që mundësoi paraqitjen e të dhënave në orientim vertikal duke e bërë leximin e të dhënave më të lehtë.
Kjo favorizon koreanët për shkak të llojit të shkrimit në gjuhën koreane, por ndoshta do të jetë më e vështirë për ne për të lexuar mesazhe të gjata me alfabetin latin.

Gear Fit do të dalë në treg në datën 11 Prill, së bashku me Galaxy S5 dhe pritet që ky problem të jetë rregulluar deri atë ditë. /ameble

 

Samsung me syzet Galaxy Glass nga muaji Shtator

Samsung me syzet Galaxy Glass nga muaji Shtator

Si prodhues i smartphone-ve, TV-ve, frigoriferëve, furrave dhe madje edhe lavamanëve, Samsung nuk do të durohet pa e provuar edhe prodhimin e syzeve Smart.

Samsung-Gear-Glass2

Sipas një zyrtari të paidentifikuar të kompanisë, e cituar nga Korea TimesSamsung aktualisht ka në plan të bëhet konkurrent për pajisjen Google Glass me emrin paraprakisht të quajtur Galaxy Glass të cilët mund të bëjnë debutimin e një pajisje të tillë në ngjarjen tregtare IFA që mbahet në muajin Shtator në Berlin. 

Është përfolur se në ketë projekt kompania Samsung ka qenë duke punuar qysh nga muaji Maj i vitit të kaluar, menjëherë pas debutimit të Google Glass. Gjithashtu edhe kompani tjera thuhet se janë duke punuar në një pajisje të ngjashme, kohët e fundit kemi dëgjuar se edhe Microsoft është duke testuar një prototip të ngjashëm me Google Glass. /ameble

Prodhimi në masë i smartphone-it Galaxy S5 fillon në Janar

Prodhimi në masë i smartphone-it Galaxy S5 fillon në Janar

Samsung Galaxy Gear 2Nga mediumi Korean ETnews është raportuar se Samsung është në proces të prodhimit në masë të smartphone-it Samsung Galaxy S5, modelit të radhës nga seria tashmë e njohur Galaxy. Prodhimi në masë është cekur se do të filloj në muajin Janar, kurse lansimi i këtij modeli pritet të ndodh në Mars apo Prill të vitit të ardhshëm.

Galaxy S5 pritet të shfaqet me karakteristika të ngjashme me Galaxy Note 3, d.m.th me procesorë Snapdragon 800 dhe 3GB RAM. Sigurisht, se do të jetë i madhësisë më të vogël.

Samsung është thënë gjithashtu se po punon në lançimin e versionit tjetër të ri të orës së mençur Galaxy Gear në të njëjten kohë me ketë smartphone. |ameble|

Android 4.3 është gati për Samsung Galaxy S3

Android 4.3 është gati për Samsung Galaxy S3

Android 4.3 1Përdoruesit e smartphone-ve Galaxy S3 në Irlandë ishin me më shumë fat se vendet e tjera të botes, sepse janë të paret që do të kenë mundësin që të bëjnë përditësimin e sistemit të tyre në versionin Android 4.3 i cili me vete do të sjell shumë risi.

Presim së shpejti që ky përditësim të jetë i gatshëm edhe për përdoruesit në vende të tjera si dhe për vendin tonë.

Ky përditësimi i versionit Android 4.3 është i madhësisë rreth 932MB, prandaj sigurohuni që të keni hapësirë ​​të mjaftueshme në smartphone-in tuaj .

Çfarë në fakt sjell ky përditësim? Në vijim do t’i paraqesim disa tipare kryesore të Android 4.3;

  • Mbështetje për Galaxy Gear
  • Pamja e re e TouchWiz
  • LockScreen i ri
  • Tastiera e re nga Samsung
  • Sistemi i ri i kamerës
  • Aplikacionet e reja nga Samsung duke përfshire kalkulatorin, orën, kontaktet, galerinë dhe muzikën
  • Implementimi i komandave me zë
  • Përshtatja e aplikacioneve në të tërë ekranin
  • Mundësia e bartjes në SD kartel

Këto ishin vetëm disa nga funksione dhe mundësit e reja të ofruara me përditësimin e ri dhe bëhuni gati për të ndryshuar së shpejti pajisjen tuaj Samasung Galaxy S3. |ameble|

 

Përmbledhja Javore: 29 Shtator – 04 Tetor

Përmbledhja Javore: 29 Shtator – 04 Tetor

Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante, andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.

Video shpaketim

Nëse jeni kureshtar të dini se çfarë gjendet brenda kutisë së një prej top 5 smartphone-ave të këtij viti, pra LG G3, lexoni dhe shikoni videon e më poshtme.

LG G3 vjen në një kuti standarde me shkëlqim nga bronzi. Përpara kutisë është e vendosur logoja LG G3 dhe emblema si një model fitues i GSMA-Global Mobile Awards 2014. Kurse në anën e pasme janë të futura disa prej tipareve kryesore të këtij smartphone-i.

Brenda kutisë se tij gjeni: LG G3, udhëzuesin, mbushësin për mur, kabllon USB, kufjet bashkë me pjesët rezervë si dhe baterinë 3000mAh.

Edutek

Shpesh herë, përdoruesit e pajisjeve mobile, bëjnë ndërrime ose blejnë pajisje të përdorura dhe gjatë këtyre proceseve ata duan të sigurohen se pajisja e blerë nuk është e vjedhur ose e bllokuar, është fjala për pajisje nga Apple. Për t’i larguar të gjitha dyshimet para blerjes së një pajisje të përdorur, ne kemi përgatitur një udhëzues “Para se të blini një iPhone kontrolloni se a është i vjedhur, apo jo!”

Pajisje të reja

GoPro Hero4. Javën e kaluar janë shfaqur disa imazhe të kamerës GoPro Hero4 e cila në atë kohë ende nuk ishte zyrtarizuar, por tani ky modeli është zyrtarisht prezantuar nga kompania GoPro. GoPro Hero4 vjen në dy versione Hero4 Black dhe Hero4 Silver të cilat do të jenë në dispozicion për të blerë nga muaji e ardhshëm, respektivisht nga 5 tetori. GoPro Black Hero4 do të ketë çmimin rreth 370 £ ndërsa GoPro Silver Hero4 290£.

Printeri 3D me Wi-Fi “KTech Genesis”. Është lansuar ketë javë një Printer i ri 3D i emëruar si KTech Genesis ku ofron një vëllim të shtypit 200mm gjatësi dhe 194mm lartësi. Ky Printer i prodhuar në Itali është ndërtuar duke përdorur një dizajn nga alumini i anodizuar dhe është në dispozicion në dy ngjyra në të zezë dhe hiri, kurse çmimi i tij është 2200€.

Tableti Huawei Honor 8-in. Huawei në Malajzi ka lansuar një tabletë të ri, Huawei Honor, i cili vjen me ekran 8-inç, dhe është dizajnuar për çmim të ulët. Huawei Honor përmban procesorin quad Qualcomm Snapdragon 200 me shpejtësi 1.2GHz dhe është i pajisur me 1GB RAM. Ekran 8 inç i këtij tableti vjen me rezolucion 1280 x 800 pikselë dhe posedon lidhjet 3G një HSPA+. Hapësira e të dhënave është 16GB RAM dhe për zgjerim posedon gjithashtu portën microSD. Kamera e pasme e tij është 5 megapikselë kurse ne anën frontale është VGA.

Matchstick. Google posedon mini pajisjen e tyre për streaming Google Chromecast, kurse tani Mozilla është ajo po bëhet gati që të lansoj një pajisje të tillë të quajtur Matchstick, e cila do të jetë me sistemin operativ të tyre FirefoxOS. Matchstick është një pajisje streaming që lidhet në pjesën e prapme të televizionit nëpërmjet lidhjes HDMI, dhe pastaj lidhet me rrjetin WiFi, ku edhe shfaq përmbajtjet streaming direkt në televizion. Matchstick është pajisja e parë me HDMI dhe me sistem operativ FirefoxOS, pra është një mundësi e mirë dhe e re për të parë filmat, muzikën, lojërat nga televizioni juaj.

Aplikacione dhe Softuer

Adobe Photoshop edhe në Chromebook. Google dhe Adobe po sjellin softuerin Photoshop në laptopa Chromebook. Kompanitë të hënën kanë njoftuar se kanë filluar me lansimin e Adobe Creative Cloud në pajisjet Google Chromebook me versionin stream të Photoshop-it, kurse produktet tjera vijnë së shpejti. Aktualisht në versionin testues (beta) kjo mundësi fillimisht do të jetë në dispozicion vetëm për Amerikë Veriore me cak klientët e Adobe Education të cilët janë të abonuar apo abonohen në Creative Cloud.

Versioni i ardhshëm i Windows-it, është Windows 10. Harroni të gjitha ato që keni dëgjuar për Windows 9, i cili tani më nuk do të jetë versioni i ardhshëm i sistemit operativ Microsoft Windows. Microsoft si duket ka vendosur që të kaloj një numër dhe të shkoj direkt më Windows 10. Pra nga një ngjarje të organizuar nga Microsoft kemi kuptuar se nuk do të ketë Windows 9.

Aplikacioni Flipboard edhe në Windows Phone. Aplikacioni Flipboard është një aplikacion shumë i njohur në platformat Apple iOS dhe Google Android, kurse tani kompania ka filluar me lansimin e aplikacionit të tyre edhe në Windows Phone. Flipboard më Windows Phone ka filluar kur u lansua smartphone-i i ri Microsoft Lumia 830, mirëpo tani aplikacioni është në dispozicion edhe për pajisjet e tjera me Windows Phone, që kanë 1GB RAM apo më tepër, dhe gjithashtu mund të funksionoj me pajisje që posedojnë versionin Windows Phone 8.1.

Të tjera

Filluan shitjet të iPhone 6 në rajonin e Shqipërisë. Electronic line, distributor i autorizuar i pajisjeve Apple në Shqipëri ka njoftuar se kanë filluar zyrtarisht me shitjen e smartphone-ve të ri nga Apple, iPhone 6. Për momentin, kompania ofron vetëm versionet 16GB, ndërsa versionet të tjera 64GB dhe 128GB pritet të ofrohen shumë shpejtë. Për tu informuar rreth çmimeve si dhe ofertave për iPhone 6, vizitoni shitoret e Electronic Line në ketë adresë.

LG është duke punuar në platformën e saj për smartwatch. Kur është puna të orët e mençura (smartwatch), Google ka platformën e tyre Android Wear që është një version i ri i Android-it i zhvilluar për pajisjet smartwatch. Edhe Apple Watch tanimë posedon platformën e modifikuar të iOS-it. Tizen në anën tjetër është një lojtarë në treg dhe gjendet në Samsung Galaxy Gear dhe Gear 2. Ndërsa LG e cila ka lansuar pajisjet e saj smartwatch G Watch dhe G Watch R i ka realizuar me platformën e Google-it Android Wear, por si duket edhe kjo kompani ka në plan të lansoj platformën e vet për smartwatch të bazuar nga WebOS. Ky lajm vjen nga një ueb-faqe e cila është për zhvillues të LG-së dhe nëpërmjet portalit The Verge të cilët kanë parë ketë imazh (shih më poshtë), ku është shfaqur një zog që mban një orë në kurrizin e vet.

Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Për të qenë më afër nesh, na përcillni nëpërmes faqes tonë në FacebookTwitter-it si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble