SHPËRNDAJE

XboxPërderisa gjenerata e ardhshme e lojërave konsol nga Sony, PlayStation 4, tanimë veç është prezantuar, shumë njerëz janë në pritje të shohin se çfarë do të bëjë kompania Microsoft me konsolën e saj të ardhshme, Xbox 720.

A do të jetë në gjendje Microsoft ta bëj atë më mirë se sa PlayStation 4 për sa i përket harduerit, dhe gjithashtu në aspektin e karakteristikave, ende nuk dihet?!

Përderisa ne presim me padurim që Microsoft të bëjë njoftimin zyrtar, një zhvillues me pozitë të lartë në Ubisoft, Yannis Wallat, citohet të ketë thënë për NowGamer se Xbox 720 pritet të jetë “i ngjashëm me PS 4” dhe do të jetë “në të njëjtën linjë me atë të Sony-t” duke treguar se Xbox 720 mund të posedoj karakteristika të ngjashme.

Si do që të jetë, mbesim me shpresë se njoftimi zyrtar për Xbox 720 do të ndodh shumë shpejt, dhe sigurishtë se do ta shohim krahasimin real në mes të PS 4 dhe Xbox 720. |ameble|

SHPËRNDAJE