SHPËRNDAJE

Një zhvillues softuerësh nga Kina me emrin Tom Myles ka gjetur diçka interesant në smartphone-in e tij. Përderisa ka qenë duke instaluar një aplikacion në të ai ka vërejtur se në telefonin e tij të mençur është instaluar përditësimi i fundit i sistemit operativ Windows Phone OS versioni 8.10.12166.

Ky zhvillues softuerësh është programues dhe pronar i aplikacionit Love Wallpaper HD, ai theksoj se deri me tani ai ka hasur vetëm ne këto versione të sistemit operativ Windows Phone: 8.10.12073.0, 8.10.12086.0, 8.10.12100.0 dhe 8.10.12102.0

windows phone 8.1 ameble

Kjo ishte hera e parë që ai të ketë parë versionin 8.10.12166 i cili i takon gjeneratës së ardhshme 8.1 dhe akoma nuk është publikuar zyrtarisht nga ana e Microsoft. Por sipas Myles, ky nuk ishte një gabim nga ana e teknikeve të Microsoft por ai mendon se ata janë duke bërë teste të brendshme të këtij versioni, para publikimit të tij zyrtar. |ameble|

SHPËRNDAJE