SHPËRNDAJE

Kompania Acer sot ka lansuar një bollëk pajisjesh të reja, duke përfshirë Iconia W3 një tablet 8.1 inç me Windows 8, si dhe Liquid S1 një smartphone 5.7 inç me Android.

Acer Iconia W3 përmban ekranin LED 8.1 inç me rezolucion 1280 X 800, procesorin Intel Atom Z2760, kamerën frontale dhe atë të pasmen me 2 megapikselë dhe mundësinë për zgjedhje në hapësirën e brendshme për ruajtje me 32GB ose 64GB që mund te zgjërohet me anë të kartelës microSD. Karakteristikat e tjera janë porta mikro-HDMI dhe bateria që qëndron 8 orë punë.

Është tableti i parë me Windows 8 i kësaj madhësie, dhe vjen me Microsoft Office të instaluar duke e bërë ketë një zgjedhje të mirë për studentët, kanë thënë Acer.

Çmimi për versionin 32GB është 329 € (428 $), ndërsa versioni 64GB për 379 € (492 $). Të dy versionet do të jenë në dispozicion ketë muaj.

Iconia W3

Nga ana tjetër smartphone-i Acer Liquid S1, është i madhësisë  5.7 inç më platformën Android.

Rezolucioni i ekranit është paksa zhgënjyes me 1280 X 720, por pjesa tjetër e karakteristikave janë solide, me platformën Android 4.2, procesorin 4-bërthamor 1.5GHz, 1GB RAM, hapësira e brendshme per ruajtjen e të dhënave 8GB (që mund të zgjerohet me anë të kartelës microSD) dhe bateria që e mbanë pajisjen një ditë të plotë (sipas Acer-it).

Nuk posedon LTE, por opsioni me SIM të dyfishtë dhe karakteristikat e lartë-përmendura smartphone-in Liquid S1 e bëjnë një zgjedhje interesante për dikë që ka nevojë për një telefon Android me të vërtetë të madh dhe me çmim të arsyeshëm.

Ky smartphone pritet të vij në tregun e Europës gjatë verës me një çmim fillestar prej 349 € ($ 454). |ameble|

Liquid S1