SHPËRNDAJE

Acer Liquid Z3 është një smartphone i madhësisë 3.5 inç i cili ka të instaluar sistemin operativ Android 4.2 Jelly Bean dhe si “target” për shitje i ka personat që nuk duan të shpenzojnë shumë në një smartphone.

Shitja e këtij produkti të Acer do të filloje shumë shpejtë në Belgjike, Holandë, Francë, Spanje , Britani, Gjermani, Ukraine dhe Rusi. Çmimi i Acer Liquid Z3 do të jetë vetëm 99 Euro dhe do të ofrohet në ngjyrë të zezë dhe të bardhë.

Ekrani i  Acer Liquid Z3 akoma nuk dihet se çfarë karakteristika ka. Procesori i tij dihet se do të jetë dual-core por nuk dihet karakteristikat e madhësisë se procesorit. Hapësira e integruar do të jetë 4GB, do të ketë kamere të pasme të madhësisë 3 megapikselë, konektim me Wifi dhe GPS. Një gjë tjetër e bukur rreth këtij smartphone-i është fakti se ofrohet edhe ne versionin dual-sim.

acer-liquid-z3-Ameble

Duke u bazuar ne specifikat harduerike dhe softuerike që janë prezantuar nga ana e Acer dhe duke marrë në konsiderate çmimin e ulet për të. Lirshëm mund të themi se ky smartphone do të bëhet anëtarë i shume familjeve nëpër Europe të cilën e ka kapluar kriza financiare. |ameble|

SHPËRNDAJE