SHPËRNDAJE

Më herët gjatë këtij viti udhëheqësi i Acer-it, J.T. Wang, kishte deklaruar se kompania ka zhvendosur fokusin e saj nga Windows në platformat Android dhe Chromebook, por si duket kompania tajvaneze prapë së prapë nuk mund të qëndrojnë larg nga sistemi operativ i Microsoft-it. Ata sot kanë prezantuar një tablet të ri masiv me Windows 8 i ndërtuar me mbajtës (kickstand) që mbanë çmimin 799 $.

Acer Aspire Z3-600 - 1

Acer Aspire Z3-600 vjen i pajisur me ekran të plotë HD 21.5 inç në 1080p me prekje, procesorin Intel Pentium J2580 4-bërthamor, 4GB RAM dhe diskun 750GB . Ai gjithashtu përmban dy spiker Harman Kardon në front dhe baterinë e integruar që qëndron 2.5 orë gjatë përdorimit.

Natyrisht se ky tablet nuk është prodhuar apo dizajnuar që të përdoret jashtë në lëvizje mirëpo shumë lehtë mund të lëvizet brenda shtëpisë pa u fikur fare. Pajisje është dizajnuar për të zëvendësuar kompjuterin desktop tuajin në shtëpi, e tëra që ju duhet këtu është një tastierë dhe miu kompjuterik.

Kompania Acer nuk ka dhënë detaje së kur pritet të filloj me shitjet. |ameble|

SHPËRNDAJE