SHPËRNDAJE

Adidas është kompania e fundit që hyn në tregun e pajisjes teknologjike që mund të vishen, fjala është për Smartwatch.

Adidas Smartwatch

Adidas Smartwatch posedon një takt pak më ndryshe se rivali i tij Nike. Si synim ka vrapuesit, ajo kombinon GPS-in dhe sensorin e rrahjeve të zemrës për të matur distancën e saktë dhe ushtrimet. Pajisja e ngjashme Fuelband nga Nike e prezantuar ketë të Martë do të kushtojë përgjysmë më pak se kjo.

Adidas Smartwatch do ti masë rrahjet e zemrës së përdoruesit nëpërmjet dorës së tyre . Ai gjithashtu shfaq të gjitha informatat përmes ekranit, në vend që lidhet me Bluetooth me ndonjë smartphone.

Karakteristika të tjera përfshijnë trajnerin personal i cili reagon ndaj ritmit të zemrës suaj. Nëse ritmi i zemrës është matur në një nivel më të ulët se sa pritej, ai do t’u inkurajojë që të vraponi më shpejtë ose në terrene më e vështira.

Sipas Adidas, për ketë pajisje ka ende informacione që pritet të shfaqen në javët e ardhshme. |ameble|

SHPËRNDAJE