Solar Impulse, aeroplani i famshëm me energji solare po bëhet gati për misionin e tij të ardhshëm ambicioz. Pas provave të bëra, ky aeroplan mund të fluturoj gjatë ditës dhe natës pa karburant për më shumë se 24 orë, sfida e ardhshme e tij është që të fluturoj nëpër botë. Solar Impulse nuk është aeroplani i parë solar, megjithatë, është aeroplani i parë që fluturon në kohë të natës, në sajë të mijëra qelizave solare në krahët e tij që furnizojnë me energji elektrike bateritë e saj.

Bertrand Piccard, aeronaut (ballonist) i njohur zviceran, i cili bashkë me financuesin e projektit Andre Borschberg, kanë njoftuar për planin e fluturimit rreth botës për vitit 2015. Piccard thotë se fluturimi pritet të zgjasë 20 ditë e 20 netë dhe ka thënë se është i gatshëm për ketë ngjarje historike. Për me shumë detaje mund të infomoheni nepërmes uebfaqës së tyre zyrtare solarimpulse.|ameble|[divider top=”0″]