SHPËRNDAJE

Yahoo mailYahoo ka njoftuar për një tjetër tentativë apo sulm piratërie të llogarive të tyre, duke këshilluar kështu përdoruesit e Yahoo Mail të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre nëse kërkohet gjatë qasjes në email.

“Për fat të keq sulmet e tilla të sigurisë tani janë bërë një dukuri e rregullt, ka shkruar Yahoo në blogun e tyre zyrtar Tumblr. Kohët e fundit, ne kemi identifikuar një përpjekje të koordinuar për qasje të paautorizuar në llogaritë e Yahoo Mail-it. Pas zbulimit, ne kemi marrë masa të menjëhershme për të mbrojtur përdoruesit tanë, duke ju dhënë opsionin për të ri-vendosur fjalëkalim tjetër.” Fjalëkalimet e atyre llogarive të cilave nuk u është shfaqur opsioni për ndryshimin e fjalëkalimit janë të sigurta, por do të ishte mirë që edhe ata të ndryshojnë atë, në rast sigurie.

Yahoo nuk ka shpjeguar se sa llogari mund të jenë komprometuar ose çfarë ka ndodhur saktësisht, por ka thënë se nuk ka prova se llogaritë janë komprometuar ose marrë direkt nga Yahoo. Në vend të kësaj, hakerat mund të ketë mbledhur të dhëna nga ndonjë bazë e të dhënave nga pala e tretë e ndonjë aplikacioni. Kompania po punon për të gjetur autorët e krimit.

Kjo është hera e dytë që Yahoo përballet me sulme të ngjashme dhe që potencialisht mund të ndikojë tek klientëve të saj. /ameble

SHPËRNDAJE