SHPËRNDAJE

TCL ka njoftuar zyrtarisht për lançimin e smartphone-it të tyre më të ri Idol X + me specifika tejet impresive. Në fakt, TCL është prodhuesi kinez i celulareve i cili zotëron dhe në mënyrë aktive përdor markën (brendin) Alcatel jashtë shtetit të Kinës .

Alcatel Idol X+Idol X + smartphone-i ka të integruar një procesor të fuqishëm 8-bërthamor 2GHz i përkrahur nga 2 GB RAM memorie, baterinë e fuqisë prej 2.500 mAh, ekranin të plotë 5 inç  dhe kamerën kryesore 13 Megapkiselë. Përveç specifikave mbresëlënëse, kjo pajisje po ashtu do të ketë edhe çmimin e lirë, vetëm 330 $.

Idol X + fillimisht do të lansohet në tregun e Kinës dhe do të jetë në dispozicion duke filluar nga 15 Janari 2014. |ameble|

SHPËRNDAJE