SHPËRNDAJE

Amazon 3D smartphonePër më shumë se një vit, ka pasur zëra kinse Amazon është duke punuar në një smartphone. Tani, The Wall Street Journal ka njoftuar dhe konfirmuar se kjo kompani më të vërtetë është duke punuar në dy pajisje të tilla, dy smartphone që njëri prej të cilave do të ketë ekran 3D.

Duke cituar burime të shumta anonime, Journal thotë se për smartphone-in me aftësitë 3D nuk do t’ju nevojiten syze të veçanta, madje u mundëson përdoruesve të lundrojnë me lëvizje të syve.

Përveç dy modeleve smartphone, Amazon thuhet gjithashtu se është duke punuar në një pajisje për muzikë streaming dhe një Set-Top Box, kjo e fundit u raportua edhe nga Bloomberg BusinessWeek muajin e kaluar. |ameble|

SHPËRNDAJE