SHPËRNDAJE

Të ndëruar vizitorë të Ameble-së,

Me kënaqësinë më të madhe duam të ju informojmë se që nga sot portali ynë është bërë pjesë e integruar e dyqanit virtual “Google Play” përmes aplikacionit të cilin mund ta shkarkoni nga cilido vend në botë.

Emri origjinal i aplikacionit është: “ameble” dhe mund të shkarkohet dhe instalohet në secilën pajisje që është e bazuar në platformën Android.

Çfarë ofron aplikacioni ameble?

Përmes këtij aplikacioni ne jemi munduar që në mënyrën më të thjeshtë dhe me të shpejt të mundur të ofrojmë informatat para jush. Përditësimi i të dhënave të postuara në këtë aplikacion ndodhë në kohë reale që mundëson që ju të mos humbisni asnjë informatë që ndërlidhet me botën e teknologjisë informative.

Ameble është aplikacion falas i cili mundëson shfletimin e secilit artikull të publikuar në portalin tone.

Ne ju inkurajojmë që pas instalimit të aplikacionit “ameble”,  ta shtoni këtë të fundit si “Widget” në “Homescreen” të pajisjes tuaj, në mënyrë që ta shijoni atë çfarë në të vërtet ky aplikacion ofron.

Ameble-App (2)

Për ta shkarkuar aplikacionin “ameble” atë mund ta bëni nëpermes faqës tone duke klikuar këtu apo nga dyqani virtual “Google Play”, duke klikuar në linkun e më poshtëm:

google-play-icon

SHPËRNDAJE
  • Besmiri

    Urime Ameble

  • Princo

    shume mire, por une e kam iphone… a ka najsen per iphone