SHPËRNDAJE

Sigurisht që të gjithë në shtëpi apo banesë kanë pika të zeza me teknologjinë e tanishme Wi-Fi. Megjithatë me përmirësimin e teknologjisë edhe Router-at e sotshëm kanë ngritur mbulueshmërinë por prapë se prapë muret e trasha, muret nga betoni si dhe interferenca nga fqinjët e përkeqësojnë bandwith-in si dhe sinjalin e rrjetit Wi-Fi në mënyrë dramatike dhe kështu vjen deri të humbja e sinjalit në disa pika të shtëpisë apo banesës.

TP Link

Mu për këto raste vjen në shprehje pajisja Wi-Fi Extender që mundëson përforcimin e rrjetit Wi-Fi si dhe përmirësimin e bandwith-it, kjo bëhet duke marrë sinjalin e dobët nga rrjeti Wi-Fi ekzistues dhe duke përforcuar sinjalin, e ritransmeton atë. Modelin qe e kemi dhe qe do ta japim si dhuratë për lexuesit tonë është TP-Link WA850 që posedon edhe një përparësi, d.m.th. transferon internetin pa tela në atë me kabull (për Smart TV pa Wi-Fi në dhomë të gjumit).

Për të qenë fitues potencial i kësaj pajisje kliko mbi linkun e më poshtëm dhe regjistrohu për të qenë pjesë e kësaj dhurate: http://a.pgtb.me/CgJXh3

[youtube id=”2t1m2pkisSM” width=”600″ height=”350″]

Siç po shihni edhe në video, gjëja e parë që ju le përshtypje është dizajni. Ajo vjen në një kuti të bardhë të vogël, e cila brenda përmban një produkt edhe më tërheqës që shumë lehtë i përshtatet ambientit ku do që e përdorni.

Konfigurimi i pajisjes është shumë i lehtë është një pajisje plug and play. Në momentin që e fusni në rrymë do të shihni dritat sinjalizuese, që është e dizajnuar në mënyrë shumë elegante dhe qe ka funksion si tregues i gjendjes së rrjetit.

Me një laptop që ka Wi-Fi apo edhe Smartphone lidheni në SSID-në e rrjetit të quajtur saktësisht “TP-Link”, dhe pastaj ndiqni mënyrën automatike të instalimit që thjesht kërkon që të zgjidhni rrjetin tuaj ekzistues dhe të shkruani fjalëkalimin pastaj klikoni Finish, në vazhdim pajisja do të restartohet dhe ju do të keni sinjal dhe bandwidth të mjaftueshëm ne katër anët e banesës apo shtëpisë. Pasi që e bëni konfigurimin ju mund të vendosni pajisjen ku të doni dhe në ketë mënyrë e gjeni pikën më të mirë se ku do të qëndroj pajisja TP-Link Extender.

Specifikat e tij janë:

  • 220 V
  • 802.11n, 2.4 GHz, 2×2 antenna e array
  • 1×10/100 Ethernet port
  • WPS Security (WPA2 gjithashtu)
  • Dimensionet: 110 x 65 x 75mm
SHPËRNDAJE