SHPËRNDAJE

Ameble mbush 1 vjet

Shumë gjëra kanë ndodhur për ameble-në që nga data 22 Qershorit 2012, kur edhe ishte lansuar uebfaqja. Për të përmbyllur një vit të plotë, kemi menduar të festojmë së bashku me disa të dhëna.

Nga dita e publikimit të artikullit të parë e deri më sot, janë publikuar rreth:

  • 1200 lajme të ndryshme nga teknologjia,
  • 20 vlerësime të plota,
  • 45 artikuj për edukim,
  • 40 video (vlerësime, video praktike, prezantim dhe shpaketim).

Me aplikacionin mobil i dedikuar për platformat Android dhe Windows Phone jemi munduar që lexuesve t’ua lehtësojmë informimin e shpejt, për të qenë në hap me zhvillimet e fundit të teknologjive të reja në vendin tonë.

Në rrjete sociale ameble posedon rreth:

Statistikat e vizitave për muaj janë si në vijim:

  • 3000 vizitor unik,
  • 8000 vizita,
  • 20.000 faqe të shfletuara.

Shumica e vizitorëve tanë janë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, duke pasuar me SHBA-të, Gjermaninë, Belgjikën, Italinë etj. Portali ynë 57% është e vizituar nga shfletuesit Chrome, 11% Internet Explorer e kështu me radhë. 73 % e vizitave janë nga sistemi operativ Windows, 11 % Android, 10 % iOS etj.

Pra, të gjitha të arriturat deri më tani duke përfshirë edhe të dhëna dhe statistika brenda një viti, portali ynë ka arritë të jetë edhe burimi informativ për portale të shumta lokale siç janë: magazineforyou.com, gazetaexpress.com, kosovatimes.net, shekulli.com.al, gazetaditore.com; perkrahje.com; kohaislame.com; gjuhashqipe.com etj.

Para se të ndezim qirinjt për ditëlindjen e parë të ameble-së, do të donim t’ju dërgojmë një falënderim të madh të gjithë vizitorëve tanë që shfletojnë uebfaqen tonë si dhe përcjellin të rejat hap pas hapi nga teknologjia.

Viti i dytë i ameble-së do të jetë më shumë interesant dhe me më shumë risi, andaj qëndroni me ne.

Urime!

SHPËRNDAJE
  • hopa

    urime