SHPËRNDAJE

Android 4.3 1Përdoruesit e smartphone-ve Galaxy S3 në Irlandë ishin me më shumë fat se vendet e tjera të botes, sepse janë të paret që do të kenë mundësin që të bëjnë përditësimin e sistemit të tyre në versionin Android 4.3 i cili me vete do të sjell shumë risi.

Presim së shpejti që ky përditësim të jetë i gatshëm edhe për përdoruesit në vende të tjera si dhe për vendin tonë.

Ky përditësimi i versionit Android 4.3 është i madhësisë rreth 932MB, prandaj sigurohuni që të keni hapësirë ​​të mjaftueshme në smartphone-in tuaj .

Çfarë në fakt sjell ky përditësim? Në vijim do t’i paraqesim disa tipare kryesore të Android 4.3;

  • Mbështetje për Galaxy Gear
  • Pamja e re e TouchWiz
  • LockScreen i ri
  • Tastiera e re nga Samsung
  • Sistemi i ri i kamerës
  • Aplikacionet e reja nga Samsung duke përfshire kalkulatorin, orën, kontaktet, galerinë dhe muzikën
  • Implementimi i komandave me zë
  • Përshtatja e aplikacioneve në të tërë ekranin
  • Mundësia e bartjes në SD kartel

Këto ishin vetëm disa nga funksione dhe mundësit e reja të ofruara me përditësimin e ri dhe bëhuni gati për të ndryshuar së shpejti pajisjen tuaj Samasung Galaxy S3. |ameble|

 

SHPËRNDAJE
  • kushtrim

    Perfekte, po per samsung galaxy 4s kur dot del versioni i ri??

  • erolind

    Versione 4.4.2 (Kit Kat) esht i gatshem per Samsung Galaxy s4 ne Rusi dhe SHBA por pritet se shpejti dhe per vende te tjera, sepse update i versionit i Android mvaret prej vendit se ku je.