Android 5.0 L PreviewGoogle versionin Android 5.0 L e kishte prezantuar më herët në konferencën e vet për zhvillues Google I/O, kurse tani po spekulohet se mund të ketë një datë të mundshme të shfaqjes së këtij versioni nëpër pajisje. Sipas një raporti të fundit nga Android Authority, Google mund të lansoj Android 5.0 L më 1 Nëntor, edhe pse nuk dihet se a do të vijë bashkë me ndonjë pajisje të re apo në ato ekzistueset.

Për kompaninë thuhet se ka një numër pajisjesh të reja në proces, të cilat përfshijnë edhe tabletin Google Nexus 9, dhe sipas Android Authority këto pajisje do të zyrtarizohen diku rreth datës 15 dhe 16 Tetor të muajit të ardhshëm.

Se kur do t’i lansoj saktësisht mbetet për t’u parë, është e mundur që pajisjet e lartë-përmendura të dalin në shitje më 1 Nëntor, të përfshira gjithashtu me versionin Android 5.0 L, ose Google mund të lëshojë Android 5.0 L si përditësim më 1 Nëntor.

Sido që të jetë këto janë vetëm spekulime, për çfarëdo informate zyrtare ne do të njoftojm më kohë. /ameble