SHPËRNDAJE

Ekrani 3-inç i aparatit të ri digjital Samsung NX Mini i lansuar sot rrotullohet 180 shkallë, kështu që ju mund të shihni veten gjatë fotografimit selfie (lexo selvijes). Nuk keni nevojë as të shtypni butonin për fotografim sepse vetëm nëpërmes sinjalit me njërin sy ajo shkrep pas dy sekondave. Pra diçka e re, siç edhe ishte njoftuar!

Këndi i gjerë i lensit 9mm mund të kap më shumë njerëz në një foto, kështu që është e përkryer për fotografimin e selfie-s, shembull. siç ishte ai nga Oskar, pastaj nga kryeministri ynë, e shumë tjerë që kohët e fundit janë bërë hit.

NX Mini nga dukje mund të jetë i vogël, por posedon 20.5-megapikselë që vërtet nxjerr fotografi me kualitet. Mund të fotografohet në shpejtësi të vazhdueshëm 6fps. Kjo kamerë posedon edhe shumë karakteristika tjera. NFC dhe Wi-Fi janë të integruara për shpërndarje të fotografive me smartphone dhe gjithashtu mund të kryej funksionin e monitorimit të bebes tuaj, duke përdorur teknologjinë NFC lidhet me smartphone-in tuaj nëpërmjet një aplikacioni, ku edhe mund të shihni drejtpërdrejt fëmijën tuaj .

Më trashësi 22.5 mm dhe peshë 158 g (pa lens) është vërtet perfekt për xhepin apo çantën tuaj. NX Mini do të dal në shitje nga muaji i ardhshëm Prill, së bashku me një seri lensash sipas zgjedhjes për ketë model. /ameble