SHPËRNDAJE

AppStore5 vjet më parë Apple kishte filluar AppStore-in e tyre (dyqanin online të aplikacioneve) që vërtet ka qenë një sukses i madh për kompaninë. Tani në dispozicion janë më shumë se 900.000 aplikacione për shkarkim nga AppStore.

Gjatë pesë viteve të fundit më shumë se 50 miliardë aplikacione janë shkarkuar dhe Apple ka paguar më shumë se 10 miliardë dollarë për zhvilluesit.

Për të festuar përvjetorin e pestë të AppStore-it, kompania Apple ka ofruar disa nga aplikacionet e njohura pa pagesë që përfshin lojëra si Infinity Blade II, Where’s my water dhe shumë tjera. Për më shumë detaje për aplikacionet pa pagesë mund të shikoni në 5 vjetorin e AppStore në Apple. |ameble|

SHPËRNDAJE