SHPËRNDAJE

Windows 8 apps on Xbox OneNdoshta keni vënë re kohëve të fundit se si Microsoft po punon shumë që ti bashkoj të gjitha platformat e saja në një, dhe pjesa e fundit e kësaj enigme është Xbox One.

Kompania ka paralajmëruar se aplikacionet nga Windows 8 do të mund të funksionojnë në konsolen Xbox One dhe madje ka lënë të kuptoj se ajo do të jetë një platformë midis Xbox One dhe Windows 8. Përveç kësaj, asgjë më shumë nuk është konfirmuar deri më tani. Edhe kompania Dell mund të ketë dhënë një konfirmim aksidentalisht duke thënë se të gjitha aplikacionet tuaja të preferuara nga Windows 8 do të funksionojnë dhe sinkronizohen me Xbox One.

Ende nuk dihet se si këto dy platforma do të funksionojnë nëpërmes kontrolluesit të lojërave, për ketë  qëllim, Microsoft ka qenë e shtyrë të nxjerr aplikacionin SmartGlass për pajisje mobile, kështu që tableti apo smartphone-i juaj të mund të komunikoj si ekran i dytë. Detaje tjera mund të shfaqen ditët e ardhshme sepse konsola fillon te paraqitet ne treg nga muaji Nëntor. |ameble|

SHPËRNDAJE