SHPËRNDAJE

Instagram per Windows PhoneAplikacioni Instagram ka munguar për platformën Windows Phone. Tani, sipas disa burimeve nga WPDang që raportojnë për publikun kinez thuhet se Instagram ka gjasa të jetë gati për platformënWindows më 26 Qershor.

Instagram pritet të shfaqet si aplikacion ekskluziv në Nokia për Windows Phone, sepse gjatë kësaj kohë pritet të bëhet edhe debutimi i smartphone-it të përfolur Nokia EOS, një smartphone që mund të jetë më kamerë 41 megapikselë.

Ka pasur shumë pyetje rreth këtij aplikacioni, gjithashtu shumë zhvillues kanë dalë me aplikacione të ngjashme në funksionalitet më Instagramin për Windows Phone. Shpresojmë se ky lajm për versionin zyrtar të jetë i saktë dhe të presim të vij së shpejti. |ameble|

SHPËRNDAJE