Mega AndroidShërbimi Cloud (për ruajtjen e të dhënave në internet) Mega nga Kim Dotcom tani ka lansuar një version të ri për platformën mobile Android, ata gjithashtu kanë informuar se janë duke punuar edhe për platformën iOS dhe Windows Phone.

Mega është një shërbim i sigurt dhe që ofron deri 50 GB hapësirë pa pagesë. Çdo gjë që ngarkoni apo ruani në shërbimin Mega është plotësishtë e koduar (encrypted), dhe kodi apo çelësi qëndron me ju.

Për më shumë detaje mund të gjeni ose regjistroni një llogari të re në https://mega.co.nz/ nga Mega. Aplikacioni Mega për Android ju mundëson të shfletoni fotografitë tuaja, ngarkoni dhe shkarkoni, kërkoni dhe shumë gjera tjera.

Aplikacionin Mega për Android tani mund ta shkarkoni nga Google Play. |ameble|