SHPËRNDAJE

Një aplikacion për iPhone që të lejon të xhirosh ekranin e iPhone-it duke përfshirë edhe aktivitetin e gjitha aplikacioneve tjera ka arritur të futet fshehurazi në App Store.

xrec -ameble

xRec, siç quhet aplikacioni është publikuar të shtunën me një çmim prej 1.99 dollarësh në iTunes, dhe mund të xhirojë aktivitetin e ekranit në terësi. Softueri kërkon një lidhje aktive të internetit dhe shfyrtëzon kode nga aplikacioni i versionit jailbreak i quajtur RecordMyScreen, i cili ofron një shërbim të ngjashëm.

Xhirimi i ekranit nuk është një gjë që Apple mbështet tek zhvilluesit për të shtuar në aplikacione, lëre më të lejojë një aplikacion i cili bënë këtë gjë për të gjithë softuerët tjerë.

Softueri, i cili me siguri do të largohet nga Apple, i nevojitet iOS 5 që të funksionojë. Ndërkaq zhvilluesit e saj thonë se nuk do të punojë në iOS7. Ky nuk është aplikacioni i parë që mund të zhirojë ekranin, mirëpo është i pari i cili mund ta bëjë këtë edhe në aplikacionet e tjera në telefon. |kosovalive360|

SHPËRNDAJE
  • altin

    po osht edhe nja iRecorder mun me gjet ncydia !