Vine per Windows PhoneNokia ka njoftuar dje se aplikacioni zyrtar Vine shumë shpejt do të vij tek platforma Windows Phone. Shërbimi Vine për shpërndarjen e videove të shkurtëra nga Twitter, kohët e fundit ka pasur një sukses të madh në platformën Android dhe iOS.

Ende është e paqartë se kur ky aplikacion do të vij në dispozicion për Windows Phone, as Nokia nuk e ka qartësuar saktë. Ndoshta mund të lëshohet në kohën kur në treg shfaqet Smartphone-i tanimë i publikuar Lumia 1020 që duket së do të jetë në dispozicion nga fundi i Korrikut. Gjithçka mbetet të shihet. |ameble|