Apple LuxVue nga ameble.comApple ka bërë edhe një tjetër blerje, kësaj herë ajo ka blerë kompaninë e quajtur LuxeVue, të cilët janë një startup i ri të fokusuar në ekrane që shpenzojnë shumë pak energji të cilat i kanë quajtura si ekrane mikro LED. Apple me siguri së këta mikro LED do t’i përdor në pajisjet e ardhshme iWatch, apo në pajisje të tjera që ngjiten (wearable), për arsye se këta ekran përdorin shumë pak energji dhe ofrojnë ndriçim të nevojshëm.

Sipas një raporti të fundit nga TechCrunch, LuxeVue si ndihmë për financim më parë ka kërkuar rreth 43 milionë $ nga ID Ventures America, Kleiner Perkins dhe disa kompani tjera.

Apple pritet të lansoj pajisjen e tyre të parë iWatch nga muaji Shtator, së bashku me iPhone 6 dhe Apple iOS 8, por nuk pritet që për herë të parë të përdoret teknologjia e LuxeVue në pajisjet iWatch.

Apple ende nuk e ka konfirmuar blerjen e LuxeVue, por me herët ka thënë se kohë pas kohë bëjnë blerjen e kompanive të vogla, por që në përgjithësi nuk i diskutojnë ato. /ameble