SHPËRNDAJE

Apple CampusApple të premten ka blerë kompaninë Burstly, një startup që ofron aplikacionin për testim dhe statistika të aplikacioneve tjera. Kompania Apple ka konfirmuar lajmin për CNET, por nuk ka shpjeguar se për çfarë e ka blerë atë. Kjo nuk është diçka e pazakontë për të parë një kompani të madhe si Apple që blen rregullisht kompani të vogla, që ndodh shpesh gjatë gjithë vitit, kjo në mënyrë tipike për të pasuruar dhe rritur prapa-skenën e teknologjisë.

Burstly zotëron dhe operon me një shërbim të quajtur TestFlight, i cili i mundëson zhvilluesve për të testuar aplikacionet e tyre në mesin e një sasie të vogël të përdoruesve. Kjo e siguron aplikacionin se a është gati për konsumatorë.

Burstly këtë javë ka deklaruar gjithashtu se do të përfundojë përkrahjen për TestFlight në aplikacione të Android-it nga 21 Marsi, duke treguar se shërbimi do të jetë përgjegjësi e Apple-it, për të ecur përpara apo jo. /ameble

SHPËRNDAJE