SHPËRNDAJE

Apple ka shpenzuar mbi 200 milionë $ në blerjen e kompanisë Topsy Labs, ka raportuar sot The Wall Street Journal, duke i dhënë të drejta në të dhënat e kompanisë që posedon statistika dhe analiza të rrjetit social Twitter. Topsy, ofron edhe një numër shërbimesh tjera, duke përfshirë atë që e quajnë ata “motorin e kërkimit të fuqizuar nga tweets,” duke regjistruar çdo mesazh publik të postuar në Twitter që nga viti i lansimit 2006 . Tani Apple ka qasje në këto të dhëna, edhe pse ende nuk dihet se çfarë ka në plan të bëj Apple me to.

Topsy Apple

Kompania Apple ka konfirmuar blerjen e saj të Topsy në WSJ, por nuk ka treguar pse. Topsy në total mbledh mbi 475 miliardë tweets, video, fotografi dhe pjesë të tjera të përmbajtjes në data-bazën e tyre. Në bazë të raporteve mometale, nuk ka asnjë shenjë se Apple do të mbyllë ketë shërbim të tyre, mirëpo ndoshta kjo mund të ndryshojë në të ardhmen. |ameble|

SHPËRNDAJE