SHPËRNDAJE

Apple Online StoreÇmimet e produkteve të Apple-it në SHBA zakonisht janë fikse, por në vende tjera mund të kenë luhatje të vogla për shkak të kursit të valutës që thjeshtë e detyron Apple-in për të bërë përshtatjen në rast nevoje. Kësaj radhe në Rusi për shkak të luhatjes ekstreme e rublës (valutës ruse), Apple ka vendos të ndërpresë shitjet online në ketë vend.

Në një deklaratë të lëshuar nga Alan Hely, zëdhënës i Apple-it ka thënë se “, dyqani ynë online në Rusi aktualisht është jashtë funksionimit për blerje, përderisa të shqyrtohen çmimet. Kërkojmë ndjesë për shqetësimin e klientëve atje.”

Sidoqoftë, nga kjo nuk do të thotë se dashamirët e Apple-it nuk mund të blejnë produkte të Apple-it, ata ketë mund ta bëjnë nëpërmes shitësve me pakicë që janë shitës të palës së tretë të autorizuar nga Apple.

Deri më tani Apple nuk ka deklaruar se kur do të kthehet online Apple Store në Rusi. /ameble