SHPËRNDAJE

Apple momentalisht ka partneritet me një numër prodhuesish të makinave, të cilët përfshijnë BMW, Audi, Jaguar, Land Rover dhe Mercedes.

Kompanisë tani i është bashkuar edhe një grup tjetër i prodhuesve të makinave, ku lista e këtyre makinave të reja përfshinë Mazda dhe Fiat, të cilët përfshinë markat si Alfa Romeo, Abarth, Fiat, Jeep, Dodge dhe Chrysler.

Apple CarPlay

Audi kohët e fundit ka njoftuar se makinat e para me sistemin e integruar Apple CarPlay do të dalin në treg vitin e ardhshëm, BMW është duke punuar në integrimin e CarPlay në makinat e tyre të reja, kurse Mercedes gjithashtu është duke punuar për të futur ketë sistem mirëpo në dy modele të makinave ekzistuese dhe të reja.

Ky sistem do të ju mundësoj të bëni thirrje, të luani muzikë, të përdorni komandat me zë, si dhe shumë opsione tjera rreth makinës. Të gjitha opsionet nga CarPlay shfaqen në një ekran të integruar në makinë, që do të thotë se nuk do të jeni të hutuar nga telefoni gjatë vozitjes së makinës.

Edhe Google së fundmi ka njoftuar për sistemin e tyre të ri Android Auto, ku kjo kompani ka një total prej 28 partnerëve për sistemin e tyre, kurse Apple deri tani ka 26 partnerë për Apple CarPlay. /ameble

SHPËRNDAJE