Apple-tim-cookShitjet e pajisjeve iPhone janë duke u rritur çdo herë, duke sjell fitimet e mëdha dhe duke siguruar çdo herë një treg të fort dhe të paluhatshëm.

Megjithatë, shumë njerëz ende shohin Apple si të pambrojtur. Pjesa më e madhe e rritjes së vazhdueshme të kompanisë Apple varet nga shitjet e pajisjeve të tyre në vende si Kina dhe India, ku telefonat Apple kushtojnë pothuajse më shumë se paga e një punëtori për një muaj.

Në Kinë, në veçanti, disa njerëz mendojnë se Apple në fund të fundit do të jetë rrafshuar nga Xiaomi, një kompani e re smartphone-ve që është në zhvillim të madh dhe të shpejt.

Duke folur në një konferencë Goldman Sachs të teknologjisë, CEO i Apple-it, Tim Cook, tha se ai nuk është i shqetësuar fare për Xiaomi apo nga ndonjë konkurrent tjetër. Cook tha: “Ne gjithmonë kemi pasur konkurrencë të fortë dhe ne gjithmonë do të kemi konkurrencë të fortë, por kjo do të na bëjë më mirë.” Apple është në majë të botës dhe nuk ka konkurrent!

Edhe pse Tim Cook mendon se Xiaomi nuk mund të vë telashe kompanisë së tij, fakti qëndron se për katër vite Xiaomi ka arritur që të jetë shitësi më i madh smartphone-ve në Kinë duke arritur një vlerë të kompanisë rreth 45 miliard $. /ameble