SHPËRNDAJE

SAN FRANCISCO, CA - APRIL 23:  The Apple logo is displayed on the exterior of an Apple Store on April 23, 2013 in San Francisco, California.  Analysts believe that Apple Inc. will report their first quarterly loss in nearly a decade as the company prepares to report first quarter earnings today after the closing bell.  (Photo by Justin Sullivan/Getty Images)Juria në San Jose ka vendosur të Enjten se Samsung duhet ti paguaj kompanisë Apple 290 milionë dollarë për dëmet që ka shkaktuar gjatë cenimit të disa patentave të Apple-it.

Më herët kompanisë Apple i është caktuar ti paguhen nga Samsung më shumë se 1 miliard $ për të njëjta dëme në një gjyq verën e kaluar, por gjykatësi në këtë rast më vonë vendosi që 450 milionë $ nga 1 miliardë $ ishin llogaritur keq, duke thirrur për rigjykim .

Vendimi është parë si një fitore për kompaninë Apple, i cili ishte në kërkim të një shpërblimi prej 380 milionë dollarë në ketë rigjykim. Samsung ka argumentuar se Apple duhet të marr deri 52 milionë $. Associated Press ka thënë se Samsung e ka pritur një vendim të tillë.

Për të dy kompanitë është planifikuar edhe një rund gjyqësor gjatë muajt Mars të vitit të ardhshëm, lidhur me produktet e reja. |ameble|

SHPËRNDAJE