SHPËRNDAJE

Apple ditën e djeshme gjatë ngjarjes WWDC 2013 ka prezantuar versionin e ri të platformës mobile, Apple iOS 7, i cili do të shfaqet gjatë vjeshtës në pajisjet, iPhone, iPad dhe iPod Touch. Ky version vjen me një dizajn krejtësisht të ri dhe një sërë veçorish të reja.

Apple iOS7 (1)

Udhëheqësi kryesor i Apple-it ka thënë se versioni Apple iOS 7 është “ndryshimi më i madh për iOS që nga futja në treg e iPhone-ve, ai përmban një skemë më ngjyra të reja, dhe një tejdukshmëri tjetër ku Apple thotë se të krijon një ndjenjë të thellë dhe vitalitet në vete. Apple iOS 7 përmban një ndërfaqe të ri-dizajnuar, ikonat në IOS 7 tani kanë një pamje tjetër, përmban ngjyra më të ndritshme, plus të gjitha aplikacionet kanë një vështrim dhe ndjenjë të re.

Ngjashëm me dizajnin e ri Apple iOS 7 përfshinë ndryshime edhe në qendrën e kontrollit, ku ofron qasje të shpejtë në menytë kontrolluese, si ndriçimin e ekranit, Aeroplan Mode, WiFi, Bluetooth dhe shumë tjera, gjithashtu mund të luani dhe pauzoni muzikën gjatë dëgjimit.

Apple iOS7 (2)

Pjesa për njoftimi (notification) në ketë version vjen gjithashtu me një vështrim të ri dhe tipare të reja, këtu Apple ka prezantuar më në fund versionin e plotë Multitasking që do të funksionoj me të gjitha aplikacionet për pajisjet iPhone, iPad apo iPod Touch. Multitasking tani ju mundëson të kaloni direkt në mes aplikacioneve, pa pasur nevojë të dilni dhe ktheheni prapë në to, tani duke shtypur dy herë butonin Home, në ekran do t’ju jepet pamja e çdo aplikacioni që është i hapur, dhe nga aty ju mund të kaloni nga një aplikacion në tjetrin.

Apple iOS7 (3)

Një tjetër tipar i madh i ri i futur në ketë version është ai të cilin Apple e quan planet inteligjente të përditësuara, aplikacionet tuaja tani do të përditësohen automatikisht në sfond, kjo do të ndodhë vetëm gjatë kohës e duhur, për shembull në momentin kur jeni duke përdorur pajisjen.

Në anën tjetër aplikacioni i kamerës për Apple iOS 7 ka marrë gjithashtu një dizajn të ri dhe veçori të reja, ajo tani vjen me një seri të re e ndërtuar në filtra të cilat mund të caktohet në momentin kur bëni foto, kështu që nuk ka nevojë për ndryshim të fotos pas fotografimit.

Apple gjithashtu ka shtuar funksionin AirDrop për iOS 7, nga tani ju do të mund ti ndani fotot, dokumentet, dhe çdo gjë tjetër që dëshironi me shokët tuaj nëpërmes WiFi, atë mund të bëni edhe me shumë njerëz brenda një dhomë.

Apple iOS7 (4)

Shfletuesi i versionit iOS 7 gjithashtu ka pamje të re, me tabs të ri, dhe integrim më të thellë me Twitter, hapësira e leximit gjithashtu është përditësuar, plus Apple do të filloj shërbimin iCloud Keychain, i cili do t’ju mundësoj të ruani të gjitha fjalëkalimet tuaja të faqeve të internetit të ndryshme për të gjitha pajisjet iOS dhe Mac.

Një aplikacion i ri që do të nisë në Apple iOS 7 është edhe iTunes Radio, që do të jetë një shërbim për muzikë streaming pa pagesë i ngjashëm me Spotify.

Apple Siri ka një vështrim të ri, dhe vjen me disa veçori të reja duke përfshirë integrimin me Bing, Wikipedia, Twitter, Apple App Store etj.

Apple iOS7 (5)

Në fund krejt, kompania Apple për versionin e ri Apple iOS 7 ka njoftuar se do të filloj gjatë vjeshtës, momentalisht për testim iOS 7 Beta 1 e kanë lëshuar vetëm për zhvilluesit, spekulohet se do të filloj gjatë muajit Shtator kur mund të lansohet edhe smartphone-i iPhone 5S. |ameble|

SHPËRNDAJE