SHPËRNDAJE

Apple tani ka futur në plan përditësimin e serisë së iPad-ve, sipas një analisti të industrisë i cili flet për lançimin e modeleve të reja 9.7 dhe 7.9 inç, ndoshta për muajin Mars.

Pas konsultimit me burimet e tij javën e kaluar në ngjarjen CES në Las Vegas, Brian White nga Topeka Capital Markets është i bindur se gjenerata e pestë e iPad-it dhe gjenerata së dytë e iPad Mini-it janë në rend në dy muajt e ardhshëm.

White u ka thënë investitorëve se iPad 5 do të jetë më i hollë dhe më i lehtë se sa modelet e brezit të tretë dhe të katërt.

Kurse iPad Mini i ri do të mbajë po të njëjtën formë, sipas White. Ai nuk komentoj  thashethemet e fundit, së iPad Mini i ardhshëm do të pajiset prapë me të njëjtin ekran retinë dhe rezolucion të njëjtë si iPhone-i dhe iPad-i. iPad Mini është kritikuar për rezolucionin e ekranit të ulët e që patjetër është diçka që mund të përmirësohet në modelin e ardhshëm.

Megjithatë, në qoftë së kompania planifikon të prodhoj modele të reja për muajin Mars, atëherë kjo do të duket e papërgjegjshme për të blerë një model aktual në këtë kohë, edhe pse modelet e tanishme kanë vetëm tre muaj qe kanë dal. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE