SHPËRNDAJE

ipadApple pritet të lansoj versionin e platformës iOS 7 diku në muajin Shtator, edhe gjithashtu jemi duke pritur për të parë smartphone-in e përfolur iPhone 5S mirëpo tani ka arritur disa thashetheme tjera që thonë se Apple mund të lansoj edhe iPad 5 e ri në po të njëjtën kohë.

iPad 5 është përfolur të posedoj një dizajn të ngjashëm me iPad-at ekzistues, edhe pse është thënë të ketë baterinë më të fuqishëm për shkak të faktit se teknologjia e përdorur për LED backlight në ekranet Retina po ulin jetëgjatësinë e baterisë. Ne ketë model pritet edhe një procesor i përditësuar dhe më me shumë RAM brenda. Është thënë gjithashtu se Apple mund të lansoj edhe gjeneratën e dytë të iPad Mini.

Për të gjitha këto mbetet të shihet se çfarë do ketë nga Apple këta muaj të ardhshëm. |ameble|

SHPËRNDAJE