SHPËRNDAJE

Apple announces the most successful month in its App Store history, sales passed $10 billion in 2013Industria e aplikacioneve pa dyshim që është ndër më  profitabilet viteve të fundit, këtë gjë më së miri  e dëshmon edhe historia e suksesit e kompanisë Apple. Kjo e fundit ka publikuar raportin me statistikat për shitjet e aplikacioneve gjatë vitit 2013, nga ku del se konsumatorët e Apple kanë shpenzuar miliarda dollarë në blerjen e aplikacioneve të ndryshme nga dyqani virtual App Store. Vetëm gjatë muajit Dhjetor janë fituar afër 1 miliard dollarë, duke shënuar kështu rritje të shkarkimeve në tre miliard aplikacione të ndryshme, që konsiston në arritjen më kulminante të shitjes dhe shkarkimit te aplikacioneve të Apple ndonjëherë ne historinë e saj.

Mund të duket e pa besueshme, por përgjatë tërë vitit 2013 Apple ka grumbulluar hiq më pak se 10 miliard dollarë amerikane në llogarinë e saj përmes shitjes së këtyre aplikacioneve.

Shumica e aplikacioneve që kanë pasur suksese të mëdha në shitje janë aplikacionet e kompanive të poshtë shënuara: Candy Crush Saga, Puzzle & Dragons, Simogo, Plain Vanilla Corp, Atypacal, e të tjera. Shumica e këtyre kompanive zhvilluese të softuerëve nuk janë amerikane, por të shteteve tjera si: Anglia, Gjermania, Islanda, Kanadaja, Japonia, Rumania, etj.

Le të shpresojmë që pjesë e kësaj industria profitabile një ditë të jenë edhe zhvilluesit inovativ nga Kosova. /ameble

SHPËRNDAJE