SHPËRNDAJE

Apple iOS 8.2Pas shumë pritjeve për lansimin e një përditësimi të ri të iOS-it, Apple tani ka nxjerrë për shkarkim version e ri iOS 8.2. Siç është theksuar edhe në raporte të më hershme iOS 8.2 sjell shumë përmirësime, përmirësime në stabilitetit, rregullon gabime, përmirëson aplikacionin për shëndet, përshtatet me Apple Watch etj.

Versioni iOS 8.2 tani është në dispozicion për të gjithë, dhe të gjithë mund ta shkarkojnë atë nëpërmes over the air (OTA) që mund të bëhet duke shkuar tek pajisja në General > Software Update. Nëse dëshironi ta bëni atë nëpërmes kompjuterit atëherë mund ta shkarkoni nëpërmjet iTunes.

Ky version është i përshtatshëm për iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 5S, iPhone 5C, iPhone 5, iPhone 4S, gjenerata e pestë e iPod touch, iPad Air 2, iPad mini 3, iPad Air, iPad mini 2, gjenerata e katërt iPad, iPad mini, gjenerata e tretë iPad, dhe iPad 2./ameble

SHPËRNDAJE