SHPËRNDAJE

Sot Apple kishte ndryshuar ballinën e uebfaqes së tyre kryesore dhe kishte publikuar një video të shkurtër nga YouTube duke festuar kështu 30 vjetorin e inovacionit të atëhershëm Mac. Më 24 Janar 1984, Macintosh, kompjuteri i tyre i parë ishte lansuar, “me premtimin për të vënë fuqinë krijuese të teknologjisë në duart e të gjithëve.”

[youtube id=”Xp697DqsbUU” width=”600″ height=”350″]

Kompania gjithashtu ka publikuar edhe një pjesë të veçantë në uebfaqen e tyre të dedikuar për 30 vitet e pajisjes Mac. Një meny lëvizëse i jep mundësinë vizitorëve të caktojnë cilindo vit nga 1984-2014 dhe të shohin çdo periudhë në proces të kësaj pajisje, e cila përmban histori, fotografi, citate nga personalitete të ndryshme, si dhe një pjesë që tregon atë se çfarë kanë bërë njerëzit me Mac gjatë viteve.

Befasi, shfaqet videoja që nuk është parë me herët, prezantimi i pajisjes nga Steve Jobs në vitin 1984. /ameble

[youtube id=”MQtWDYHd3FY” width=”600″ height=”350″]

SHPËRNDAJE