SHPËRNDAJE

iPhone 5 power button 2Apple ka marrë nismën për të zëvendësuar butonin e ndezjes së pajisjeve iPhone 5 të cilët kanë problem me këtë buton. Nëse iPhone 5 i juaj i plotëson kushtet për ndërrimin e butonit, Apple do e ndërrojë atë pa asnjë kosto.

Apple ka dalë në përfundime se mekanizmi i butonit të ndezjes mund të mos punojë ose të punojë me ndërprerje. Pajisjet e prodhuara në Mars 2013 duket se janë prekur nga ky problem. Apple do të zëvendësojë butonin pa kosto shtesë nëse iPhone 5 ka një numër serial të vlefshëm.

Apple ka krijuar një faqe ueb ku ju mund të shikoni nëse iPhone 5 juaj i plotëson kushtet për t’u riparuar falas për këtë problem. Nëse pajisja juaj po ju shfaq probleme, atëherë ky është momenti i duhur për ta riparuar. /ameble

SHPËRNDAJE