Apple OS X MavericksApple sot në ngjarjen WWDC 2013 ka njoftuar për sistemin operativ të ri Apple OS X Mavericks i cili sjellë një numër karakteristikash të reja.

Ky sistem përfshin një funksion të ri në kuadër të shërbimit të saj finder që ju mundëson ti gruponi dritare të shumta duke përdorur “tabs”, si dhe me një funksion tjetër të ngjashëm të quajtur “tags” që mundëson lehtë ti gruponi gjërat brenda opsionit finder.

Karakteristika të tjera të reja brenda Mavericks përfshijnë aftësinë për të përdorur ekrane të shumta që paraqesin aplikacione të ndryshme për çdo ekran pa ndikuar në tjetrin. Ky sistem gjithashtu ju mundëson të lidheni me TV Apple duke transformuar HDTV tuaj në një ekran ekstra të plotë.

Apple ka shtuar edhe një numër të karakteristikave të dobishme për të shpëtuar jetën e baterisë brenda sistemit duke reduktuar përdorimin e procesorit me rreth 72 %, si dhe duke përdorur memorien e ngjeshur në memorie të lirë.

Apple OS X Mavericks posedon gjithashtu shfletuesin e ri Safari me karakteristika të shumta të reja me aplikacionet e saj.

Apple për versionin e më hershem Mountain Lion ka shitur 28 milionë kopje që nga lansimi i tij, dhe do të jetë interesante për të parë se si do të shkoj ky tani, që zyrtarisht nis ka fundi i këtij viti. |ameble|