Apple ShitorjaApple ka njoftuar për rezultatet e saja financiare për tremujorin fiskal 2015 që ka përfunduar më 27 dhjetor 2014. Kompania ka shpallur edhe një herë rezultate rekorde të saj, ata kanë njoftuar për të ardhura vjetore prej 74.6 miliardë $, dhe fitimin neto rekord prej 18 miliardë $ për tremujor fiskal të fundit.

“Do të doja të falënderoj klientët tanë për një tremujor të suksesshëm, e cila tregon një kërkesë të madhe për produktet e Apple-it deri më tani, tha Tim Cook, krye-shefi i Apple-it. Fitimet tona u rriten për 30% gjatë vitit të kaluar në 74.6 miliardë $, dhe puna nga ekipet tona për të arritur këto rezultate ishte thjesht fenomenale, ka thënë ai.”

Sa i përket kësaj kompania ka parë rritje të konsiderueshme në tregjet e tjera jashtë SHBA-ve, ku 65% e të ardhurave totale të saj vijnë nga shitjet ndërkombëtare. /ameble