SHPËRNDAJE

Apple iOS 9.1Apple ka nxjerr versionin iOS 9.1 për iPhone, iPad dhe iPod Touch, përditësimi vjen me disa karakteristika të reja, përmirësime në siguri si dhe disa korrigjime në defekte. Të përfshira në përditësim janë edhe karakteret e reja të Apple-it Emoji. Ekzistojnë edhe disa përmirësime tjera në Live Photos për iPhone 6S dhe 6S Plus si dhe Apple News tani është në dispozicion edhe nëpër disa vende tjera.

Ju kujtojmë se përditësimi iOS 9.1 e prish Pangu 9 jailbreak-un, kështu që nëse jeni duke e përdorë nuk është mirë të bëni përditësimin.

Ky përditësim nga tani është në dispozicion të cilin mund ta merrni nëpërmes “over the air” gjithashtu me anë të iTunes-it ose duke shkuar tek Settings > General > Software update. /ameble

SHPËRNDAJE