Apple OS X YosemiteApple së fundmi ka lëshuar përditësimin e ri për zhvillues OS X Yosemite Preview 4, kjo është lëshuar bashkë me platformën iOS 8 Beta 4, kurse tani ne kemi disa informata për lëshimin në publik të Apple OS X Yosemite Beta.

Kur kompania Apple kishte bërë prezantimin e këtij versioni ata kishin thënë se do të nxjerrin në dispozicion për publikun gjatë muajve të verës, dhe tani kjo si duket do të behet këtë muaj.

Lajmi vjen nga 9 to 5 Mac, të cilët e kanë marrë një informacion mbi lirimin e OS X Publik Beta Yosemite, pritet që do të dalë para fundit të korrikut.

Sistemi i fundit i Apple-it, OS X Yosemite developer preview 4 vjen me disa karakteristika të reja, të cilat përfshijnë versionin e ri të iTunes-it, në versionin iTunes 12 që ka dizajn të ri, për tjera ndryshime kemi shkruar në kohën e prezantimit. /ameble