Në të djathtë është ora zvicerane kurse në të majtë keni orën e ri-dizajnuar nga Apple për versionin e tyre te fundit iOS 6. Më herët kompania Apple ishte akuzuar për vjedhje të dizajnit të orës zvicerane, dhe si rezultat i kësaj u dërguan në gjykatë. Për të shkurtuar ketë histori të gjatë tani më janë bërë publike informatat e marrëveshjes e që kompanitë ishin pajtuar që Apple të paguaj tarifën e licencimit.

Kjo tarifë ishte caktuar dhe paguar rreth 20 milion dollar për kompaninë hekurudhore zvicerane ka raportuar Sydney Morning Herald. “Jemi mjaft krenarë që një markë e rëndësishme si Apple është duke përdorur dizajnin tonë” kanë thënë kompania zvicerane e hekurudhave, pasi që kishin rënë ne dakord. |ameble| [divider top=”0″]