SHPËRNDAJE

Që kur u publikua iPhone 5, jemi mësuar që në Shtator të secilit vit të shohim Apple teksa publikon iPhone të ri dhe nuk ka asnjë arsye që të mos besojmë që edhe këtë Shtator Apple do të përgatit diçka të mire për ne.

Sipas thashethemeve të fundit, nga burime nga brenda Apple merret vesh që kompania pritet të publikoj tre telefona të mençur: iPhone 6S, iPhone 6S Plus dhe iPhone 6C.

Shkronja “S” është përdorur nga Apple që me publikimin e iPhone 4S në vitin 2011. Kjo shkronjë tregon një version të përditësuar të një iPhone, sidomos tek kamera, ndërsa hardueri është pothuajse i njëjtë.

Ndërsa iPhone 6C mund të jetë versioni më i vogël dhe më i lirë i Phone 6. Ky burim thekson gjithashtu se Apple mund të krijojë një telefon me ekran 4 inç. Pritet që këta telefona të kenë të integruar çipin A9 në 6S dhe 6C do të ketë cipin A8. \ameble