SHPËRNDAJE

iPhone 6sEdhe 4 ditë kanë mbetur deri tek lansimi i iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus në treg. A do të jetë Apple në gjendje t’i mbulon të gjitha kërkesat e para-porosive të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, do të kuptojmë të premten, më 19 Shtator kur edhe zyrtarisht do të dalin në shitje këto modelet e reja.

Në fundjavë kemi dëgjuar se Apple ka njoftuar për arritjen e një rekordi të ri me para-porosit e bëra për modelet iPhone 6, kështu duke tejkaluar rekordin e vitit të kaluar kur kompania kishte shitur 9 milionë iPhone 5S dhe iPhone 5C nga para-porosit.

Sipas një raporti të fundit thuhet se në 24 orët e para pas prezantimit të iPhone 6, janë bërë mbi 16 milionë para-porosi të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.

Nëse këto shifra janë të sakta, atëherë kjo tregon se Apple ka arritur suksesin më të madh deri më sot, duke vërë një rekord të ri në historinë e kompanisë me 16 milion para-porosi të modelit më të ri.

Sa do të arrijë Apple t’i plotësoj kërkesat e para-porosive do të kuptojmë pas datës së 19 Shtatorit. /ameble

SHPËRNDAJE