SHPËRNDAJE

Apple Logo DollarsApple ka raportuar rezultatet financiare për tremujorin e tret të vitit 2013 i cili ka përfunduar më 29 Qershor 2013 . Kompania ka postuar të ardhurat financiare të tremujorit të cilat kapin shifrën prej  35, 3 miliardë $ si dhe fitimin e tremujorit i cili kap shifrën rreth  6,9 miliardë $.

Apple po ashtu ka njoftuar se ka shitur rreth 31.2 milion iPhone, që paraqet një rekord të ri në krahasimin me periudhën e njëjtë të vitit paraprak me ç’ rast janë shitur 26 milion iPhone pajisje.

Shitja e pajisjeve iPad dhe Mac është rënë në krahasim me vitin paraprak. Në këtë tremujorë janë shitur 14.6 milion pajisje iPad dhe 3.8 milion pajisje Mac, krahasur me vitin paraprak janë shitur 17 milion pajisje iPad dhe 4 milion pajisje Mac.

Apple ka përfunduar raportin duke thënë se janë shumë krenar për rekordin e arritur duke potencuar se janë në zhvillim e sipër të shumë projekteve mahnitëse për pajisje të reja  të cilat do t’i prezantoj në vjeshtë të vitit të ardhshëm. |ameble|

SHPËRNDAJE